Partia Demokratike u kërkon strukturave të saj në të gjitha qarqet e vendit që të angazhohen në takime të drejtpërdrejta me qytetarët për të diskutuar me ta për reformën administrative dhe territoriale.

Nëpëmjet një udhëzimi të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, PD u kërkon strukturave të saj të organizojnë dëgjesa me komunitetet vendore, ndërsa brenda datës 15 prill duhet të zhvillohen mbledhjet e kryesive në çdo degë për të diskutuar variantet e mundshme të reformës.

PD kërkon që propozimet të finalizohen dhe të raportohen deri më 20 prill, të shoqëruara edhe me dokumentim nga takimet në terren. Gjithashtu, në proces do të përfshihen këshilltarë vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur lokalë.