Reforma Territoriale/ Alibeaj mbledh Grupin, të pranishëm 16 deputetë: Jemi të bashkuar! Në korrik propozojmë hartën e re

TIRANË-  Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku në fokus të mbledhjes ishte reforma territoriale, pasi nesër në orën 12:00 do të mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm ku opozita dhe maxhoranca do të diskutojnë për këtë reformë të rëndësishme.

Në fund të muajit korrik, Alibeaj ka bërë me dije se PD do të dalë me një propozim konkret për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë. Ndërkohë, gjatë muajit qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale. PD ka miratuar dy ekspertë që do i bashkëngjiten punës për reformën territoriale, Roland Bejko dhe Agron Haxhimali. 

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur diskutimet brenda grupit, ku deputeti Ferdinand Xhaferraj tha se qytetarët kërkojnë shtim të numrit të bashkive. 

Të pranishëm në mbledhje ishin vetëm 16 deputetë, nga 35 në total që ka Alibeaj në grupin e tij, por ai e justifikoi mospjesëmarrjen e tyre me impenjimet që kanë.

Nga ana tjetër edhe Partia Socialiste do të mbledhë nesër në 11:00 anëtarët e Komsionit për t’i orientuar në lidhje me punën. Në një dalje për mediat, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla parimisht u shpreh kundër idesë së artikuluar në vazhdimësi nga opozita, për shtim të bashkive, duke thënë se edhe ato aktualet, janë më shumë se nevojiten. 

Dy kryetarët e Komisionit do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. 

Pas mbledhjes në selinë blu, Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj u shpreh se fokusi i reformës territoriale e cila, aktualisht është një dështim spektakolar duhet të jetë individi. Sa i përket përçarjes në PD dhe organizmit për reformën territoriale, Alibeaju shpreh se nuk ka ndasi në momentin që ka çështje shqiptare.

I pyetur lidhur me pjesëmarrjen e ulët në mbledhjen e PD-së ku nga 35 deputetë ishin të pranishëm vetëm 16 Alibeaj u shpreh se dyert janë të hapura për çdokënd por për shkak të impenjimeve disa prej tyre dërguan qëndrimet e tyre online.

Deputetët e pranishëm 

1: Kastriot Piroli
2: Flamur Hoxha
3:Emilja Koliqi
4: Andja Ulliri
5: Dhurata Çupi
6: Saimir Korreshi
7: Gazment Bardhi
8: Eralda Tase Bano
9: Zheni Gjergji
10: Ferdinant Xhaferri
11: Enkelejd Alibeaj
12: Arbi Agalliu
13: Bledjon Nallbati
14: Lefter Gështenja
15: Oriola Pampuri
16: Xhelal Mziu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:33
'Territorialja' arrin të mbledhë vetëm 16 deputetë nga 35, Alibeaj: Shkak, impenjimet

1655221149_1655219563Screenshot2.jpg

Pas mbledhjes brenda selisë blu, deputetit të PD-së i është drejtuar një pyetje lidhur me pjesëmarrjen e pakët. Alibeaj u përgjigj se për shkak të disa impenjimeve i kanë sjellë informacionet e tyre online.

'Duhet ta dini që mbledhjet janë me dyer të hapura secili ka të drejtën e vetë që janë vetë, për shkak të impenjimeve i kanë sjellë informacionet e tyre online.

Akuzat janë të shumta e të përditshme. Qasja ndaj komisionit është ajo çka anëtarët e komisionit thanë.'- tha Alibeaj. 

Ora 17:20
Mbledhja e Grupit të PD-së, Çupi: Duhet të informojmë me qytetarët për reformën! Miratuam dy ekspertë që do na bashkëngjiten

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi gjatë mbledhjes që po zhvillohet në selinë blu ka thënë se ditën e djeshme ka mbledhur anëtarët e komisionit që përfaqësojnë PD. Çupi ka shtuar se akutalisht ka një reformë të dështuar në atë çfarë u premtua në vitin 2014. Deputetja shtoi se janë miratuar dy ekspertë që do i bashkëngjiten.

'Ne duhet të komunikojmë me qytetaret mbi atë çka ndodhur deri sot me reformën.

Ne dje jemi mbledhur anëtaret e komisionit qe përfaqesojmë Pd. Miratuam dy eksperte qe do na bashkëngjiten.

Faza e pare duhet te jete komunikimi me opinionin publik. Sot ka një reforme te dështuar sa i takon atyre çfarë u premtua ne 2014.

Një reforme qe premtoi shume por sot jemi para realitetit qe reforma ka dështuar.

Agron Haxhimali dhe Roland Bejko ekspertet qe do i bashkëngjiten'- tha deputetja. 

Ora 17:20
Reforma territoriale, Alibeaj: PD nuk është ndarë! Fokusi duhet të jetë individi

 

Kryetari i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes të gupti të PD-së në selinë blu. Pasi konsideroi reformën territoriale si dështim territorial ai shtoi se në qendër të kësaj reforme duhet të jetë individi.

'Dështimi spektakolar i reformës territoriale. Ajo që kemi qëllim kryesor është të jetë në qendër individi dhe shërbimi që ai duhet të marrë. Proces konsultimi i gjerë për të ribërë reformën territoriale,biem dakord të gjithë që është e dështuar. Fakti që është shndërruar në reformë militanteske' tha Alibeaj.

I pyetur se çfarë do ndodhë me venbdimet e reformës për aq kohë sa PD është e përçarë Alibeaj tha se PD e bashkon çështja shqiptare. 

Ne marrim pjesë se e kërkojnë shqiptarët, e kanë kërkuar prej kohësh. Ne s'jemi ndarë për çështjet që bashkojnë shqiptarët.' tha Alibeaj

Ora 16:47
Reforma Territoriale/ Xhaferraj: Qytetarët na kërkojnë që të rritet numri i Bashkive

1647098226_Xhaferraj.jpg

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj në mbledhjen e Grupit të PD-së ka thënë se nga takimet me qytetarët kanë kërkuar rritje të numrit të Bashkive.

“Mendoj qe komisioni ka një kompozim shumë të mirë duke filluar nga Dhurata qe ka një artikulim të mirë. Ne duhet të kemi disa opsione. Dhe krahas interesit qytetar që është primar, sigurisht duhet të mbajmë në konsideratë edhe interesin elektoral. Nga të gjitha takimet që kemi pasur me qytetarë, ka një dakordësi për rritjen e numrit të bashkive”, tha Xhaferraj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari