Reforma territoriale, qeveria italiane
800 mijë euro për zbatimin

Qeveria italiane mbështet reformën territoriale ndërsa ka dhënë 800 mijë euro në mbështetje të kësaj reforme, pas një një marrëveshje me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Ky kontribut i qeverisë italiane forcon edhe më tej përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë ndaj një prej reformave kyçe të vendit.

“I bashkohemi angazhimit të qeverisë për ta kryer procesin e reformës territoriale sipas standardeve ndërkombëtare të objektivitetit, transparencës dhe gjithëpërfshirjes. Për këtë qëllim, ne kemi dhënë mbështetjen tonë ndaj qeverisë shqiptare përmes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që do të sigurojë ekspertizën vendase dhe të huaj që qeveria të përmbushë këto detyrime, në koordinim me aktorë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë” , tha gjatë fjalës së tij ambasadori italian, Massimo Gaiani.

Faza e zbatimit të projektit ka për qëllim të marrë masat paraprake dhe të përcaktojë instrumentat e nevojshme për përgatitjen e 61 bashkive të reja që do të nisin punën në 2015.




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis