Hapat e fundit të rrugëtimit dhe finalizimit të Reformës në Drejtësi po përjetohen me nervozizëm dhe panik nga armata e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë më e madhe e të cilëve janë të pasigurt nëse do t’i mbijetojnë dallgës së reformës. Jo rastësisht, Unioni i Gjyqtarëve, Unioni i Prokurorëve, Këshilli i Lartë Drejtësisë dhe Presidenti i Republikës u rreshtuan që krye të herë kundër reformës, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, duket unifikuar qëndrimin me Sali Berishën. Nuk kanë munguar as përplasjet publike dhe shpërthimet në mbledhjet e mbyllura kundër amerikanëve dhe Brukselit, sikundër ishte edhe shpërthimi i Gjin Gjonit ndaj ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, në një nga mbledhjet e KLD.

Ndërkaq, pas përplasjeve verbale në distancë, shumica në pushtet pretendon se Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, në koordinim me SHISH dhe Nishanin, por godasin edhe njerëzit e saj. Agresiviteti i drejtësisë vjen në një kohë kur Sali Berishës duket se po i shterojnë mjetet, mundësitë dhe rrugët për të mbrojtur sistemin aktual. Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Drejtësi është hedhur në një tjetër sulm, tashmë ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. KLD ka njoftuar dje se ka kallëzuar penalisht ministrin Tahiri, me pretendimin se ka kërcënuar gjyqtarin Arjan Aliaj. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 11.06.2016, mbledhje të jashtë radhe, të thirrur nga Kryetari i Këshillit, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në sistemin gjyqësor, pas sulmeve të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri, ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z. Arjan Aliaj në veçanti por dhe trupës gjyqësore në tërësi, ku në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri”, thuhet në njoftimin e KLD.

Akuzat
Kryeministri Edi Rama, ditët e fundit, e ka konsideruar KLD si Këshilli i Lartë i Kënetës, duke iu referua shkarkimit dhe më pas kthimit në detyrë të gjyqtarit, Arjan Aliaj. Ndërkaq, më i ashpër në reagimet e tij ka qenë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. “Dua të përshëndes deklaratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sipas meje një nga deklaratat më të sinqerta në mbrojtje të gjyqtarit Arjan Aliaj. Unë nuk besoj se do të kishte pasur mundësi që KLD të demaskohej kaq hapur në mbrojtjen e një gjyqtari që ka dhënë vendime për të liruar vrasës, për të liruar përdhunues dhe që është larguar nga detyra për shkak të këtyre vendimeve dhe që është rikthyer për t’i shërbyer pushtetit politik”, ka deklaruar Tahiri.
 
Reforma
Hapat e fundit të rrugëtimit të Reformës në Drejtësi po përjetohen me nervozizëm dhe panik nga armata e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë më e madhe e të cilëve janë të pasigurt nëse do t’i mbijetojnë dallgës së reformës.
 
Vendimi
“Anëtarët e KLD, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z. Arjan Aliaj, ku në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal ndaj ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri”. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com