Reforma Zgjedhore, Agalliu: Bardhi-Berisha nuk janë minorancë në komision, pretendimet e tyre janë dashakeqe

 

“Votimi elektronik shmang gabimet në votime”, kështu tha Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu në “Studio Live” në Report Tv duke folur për propozimet e PD për Reformën Zgjedhore.

Ndalur te qëndrimi i deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, Agalliu tha se i shikon dashakeqe deklaratat e tyre se janë minorancë në komision, kur në fakt është e kundërta.

“Debati për Reformën zgjedhore nuk është bërë mbi pikat se çfarë kërkojmë ti bëjmë reformës. Është qesharak fakti se po të shikosh sot PD ka dy kolegë Alibeajn si bashkëkryetar dhe Çallakun si anëtar, nga ana tjetër (Bardhi-Berisha) janë shumicë në numra. Ata nuk janë në minorancë në komision, fakti që e thonë këtë është dashakeqësi", shtoi Agalliu në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Agalliu: Reforma Zgjedhore mund të bëhet me presion të ndërkombëtarëve! Rama nuk e do se i 'rrëzon' skemën e vjedhjes së votave


B.K/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë