TIRANE - Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një marrëveshje të fshehtë me njëra-tjetrën për Reformën Zgjedhore.
Në një dalje për mediat, Spahiu ka theksuar se Aleanca Kuq e Zi në zgjedhjet e 2013, do të garojë e vetme kundër këtyre forcave politike.
“PD dhe PS janë në një koalicion të fshehtë me njëra-tjetrën. PD dhe PS janë në një koalicion si i modelit grek. Të gjithë kundër PD dhe PS, Aleanca Kuq e Zi do garojë kundër tyre. Parlamenti kuq e zi do jetë pa deputetë trafikantë”, është shprehur Spahiu.
Ndër të tjera ai ka hedhur edhe akuza në drejtim të kryeministrit, duke deklaruar se Berisha duhet të tregojë se ky vend ka mundësi për numërimin e votave elektronike. “Berisha nuk është burrë, por është thjesht burracak. Të largojmë qeverinë e bixhozxhinjve. Berisha nuk pranon garë të barabartë zgjedhore, nuk lejon korrektim sistemi”, tha Spahiu.
(b.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com