Reforma Zgjedhore, Bylykbashi sqaron nëse ka një marrëveshje PD-PS

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi sqaron nëse ka një marrëveshje PD-PS

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një reagim në rrjetin social "Facebook" shuan të gjitha zërat për një marrëveshje të mundshme PD-PS sa i përket çështjes së reformës zgjedhore. Bylykbashi shprehet se nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur, teksa thekson se e vetmja dakordësi është çështja e votës së emigrantëve, një çështje që i përket zgjedhjeve të përgjithshme.

Sqarim per nje lajm fundgushti:‎ Nuk ka asnje marreveshje PD-PS per sistemin zgjedhor, as te fshehte dhe as te hapur. Aq me pak sistemi zgjedhor eshte ne diskutim per ceshtjen e votes se emigranteve. Sistemet zgjedhore vendosen per te garantuar perfaqesim politik dhe efikasitet ne qeverisje dhe jo per te zgjidhur ceshtje specifike. Vota e emigranteve do t'i pershtatet sistemit zgjedhor ‎qe do te jete ne fuqi ne zgjedhjet perkatese. 

E vetmja dakordesi publike ne tryeza te hapura eshte qe ceshtja e votes se emigranteve eshte ceshtje qe i takon zgjedhjeve te pergjitheshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi per sistemin zgjedhor ne Komisionin e Reformes Zgjedhore do te behet pasi te permbyllen ceshtjet qe prekin zgjedhjet vendore te vitit 2019.

As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion!

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Romeo: 27/08/2018 23:16

    Z bylybashi vazhdoje idene e fillimit TESTIN E DROGES PER POLITIKANET DHE ME E REMDESISHEME VETTINGUN PER POLITIKANET ne rast te kunder jep dorheqje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia