Reforma Zgjedhore, LSI skeptike:
Të shohim nëse do të rezistojë!

Reforma Zgjedhore, LSI skeptike: <br />Të shohim nëse do të rezistojë!
TIRANE - LSI është shprehur skeptike në lidhje me marrëveshjen e arritur mes demokratëve dhe socialistëve mbi Reformën Zgjedhore. Nënkryetari Petrit Vasili deklaroi gjatë një konference për shtyp se vetëm koha do të tregojë, në zgjedhjet e ardhshme, nëse ky kompromis mes palëve do të rezistojë.

Dy partitë e mëdha, sipas Vasilit duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësinë që u vjen nga votat që kanë. “Në kontekte të tjera parlamentare mund të kishte kompromise të tjera dhe zgjidhje të tjera”. Vasili theksoi se “koha do ta provojë nëse do t’i rezistojë kohës ky kompromis që është përpjekur t’i përgjigjet teknikaliteteve të rekomandimeve të ODIHR”, por “nuk është arritur në themel barazia e votës” që kërkojnë partitë e vogla.

Gjithsesi, nënkryetari i LSI pohoi se marrëveshja për Reformën Zgjedhore përbën diçka “pozitive në planin politik sepse përmbush një nga kushtet e rendësishme që e lidhin Shqipërinë me statusin e vendit kandidat”. “Të paktën mund të themi se kemi një kusht të realizuar”, shtoi ai.

FORMULA PERFAQESUESE E LSI
Vasili tregoi edhe formulën me të cilën anëtarët e LSI do të përfaqësohen në konventën e ardhshme. Nga 1508 delegatë, 30% do të jenë të rinj, 30% do të vijnë nga Lëvizja e Grave për Integrim dhe 40% nga strukturat e LSI.

“Kjo formulë e re, e pa aplikuar kurrë më parë në spektrin e politikës shqiptare me kuota të detyrueshme, shënon një risi që demonstron qartë nevojën për përfshirje intensive në jetën politike të të rinjve dhe grave”, tha Vasili.

Gjatë konventës, do të miratohen edhe ndryshimet që statusi i LSI-së do të pësojë, “duke rritur gjithnjë e më shumë përfaqësimin”, shpjegoi nënkryetari.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë