Reforma Zgjedhore, Milo: Bëni
presion Berishës, ne Ramës

Reforma Zgjedhore, Milo: Bëni<br />presion Berishës, ne Ramës
TIRANE- Partitë e vogla të mbledhura sot në një tryezë të rrumbullakët shprehin shqetësimin se kërkesat e bëra për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse 2 muaj më parë nuk janë marrë parasysh nga 2 partitë e mëdha.

Kreu i Partisë Demokracia Sociale i kërkoi partive të vogla të djathta, të pranishme në tryezë të bëjnë presion mbi Berishën ndërkohë që vetë si parti e majta i kanë bërë presion kreut socialist Edi Rama.

“Përveç një deklarate të përbashkët duhet të ndërmarrim një aksion publik. Këto tentativa i kemi bërë dhe përpara. Drejtuesit e partive të djathta duhet të bëjnë presion mbi Berishën, ndërkohë që neve kemi bërë presion te Ram,a. “- tha Milo në tryezën e mbledhur sot në hotel Tirana. Apeli i drejtohet partive të vogla të djathta si ajo e Ilir Metes, e Fatmir Mediut dhe e Neritan Cekes.

Milo i bëri thirrje ndërkombëtareve të ndërhyjnë për të garantuar një reformë të plotë zgjedhore gjithëpërfshirëse me një barazi të votës dhe zbatimin e një procesi zgjedhor sipas standardeve.

”Faktori ndërkombëtarë të ndërhyjë fort nëse do ta ndihmojë Shqipërinë. Pasi ne dhe qytetarët kemi humbur besimin te 2 partitë e mëdha“ tha Paskal Milo, kreu i PDS-së.

Skënder Gjinushi kreu i PSD-së shprehu shqetësimin se reforma zgjedhore po dështon: “Jemi para një dështimi spektakolar të reformës zgjedhore. Është zëvendësuar me pazare e negociata jo transparente që nuk merren me çështje themelore sië është barazia e votës, që garantohet vetëm me teknologjinë, korrigjimin e sistemit zgjedhor, dhe numërimin elektronik të votës për të parandaluar deformimin.

Kreu i LSI-së Ilir Meta tha se duhet të jetë një reformë që të krijojë besimin qytetarëve që vota e tij të lexohet e drejtë dhe bër apel për mbylljen brenda muajti korrik.
Tryeza u mbyll me firmosjen e një deklarate të përbashkët për “Respektimin e qëndrimit të 26 partive të vogla dhe të merren në konsideratë të gjitha kërkesat e këtyre partive për barazinë e votës”, të njëjtat të cilat u miratuan nga këto parti në prill por që deri tani nuk janë marrë parasysh.
Ata kërkojnë: “Reformë zgjedhore të plotë që të sigurojë vendosjen e barazisë ligjore mes subjeketeve zgjedhore. Transparencë për vëzhgimin, monitorim dhe
garantimin e së drejtës së kontestimit. Të përmriësohet medota e korrektimit të shpërndarjes së mandateve”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson