'Zgjedhorja', Myslim Murrizi paralajmëron qëndrim radikal: Presim të takojmë Ramën! Marrëveshja pazar i radhës, të hapen listat (VIDEO)

Një ditë pasi opozita parlamentare i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkoi të diskutonin për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe listat e hapura, sot kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi paraljmëroi qëndrim më radikal sesa mospjesëmarrja në Kuvend nëse nuk bien dakord.

Pas takimit me disa krerët e partive jashtë parlamentit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Murrizi bëri të ditur që pasi të takohen me Ruçin presin që të takohen edhe me kryeministrin Edi Rama.  

"Kemi kërkuar takim me kryetarin e PS, si kryeministër nuk kemi asgjë më të. Nuk jemi pjesë e atyre që bëjnë si sikur zihen ditën dhe ndajnë tendera natën. Meqë është kryetari i mazhorancës dhe ka 77 vota në kuvend kemi kërkuar  që të bashkëbisedojmë me të për të realizuar një reformë reale zgjedhore. Nesër do takojmë kryetarin e parlamentit për të diskutuar pse anashkalohet institucioni më i lartë që është parlamenti. Presim që pas orës 9 të jemi edhe në një takim me kryetarin e PS zotin Rama. Shpesh kanë thënë që grupet e krijuara në parlament janë deputetë rebelë, unë nuk marr përsipër të jem as kapo as tutori i tyre. Fakti që me vullnetin e tyre të lirë në datën 4 qershor po thuajse të gjithë deputetet rikonfirmuan qëndrimin e tyre për të kondicionuar votën në funksion të ndryshimit të sistemit.  Hap pas hapi të gjitha do ti shikojmë, mund të ketë edhe një qëndrim radikal sesa mosprania në seancë", tha Murrizi.

Gjatë takimit me kryetarët e partive jashtë parlamentit Murrizi foli të hapen listat, ndërsa e konsideroi marrëveshjen për reformën zgjedhore si pazar të radhës të palëve politike.

"Nuk e di pse kërkohet ti shitet dakordësia për të noterizuar vrasjen e kushtetutës. Në të gjithë çfarë u bë prej 3 vitesh si me komisionin e reformës dhe 3 ditë takimesh intensive u arrit të konkuldohet në një tender 5.5 mln euro në një pajisje që ende nuk na i garantojnë.

Morali i këtij ndryshimi, që nuk është as ndryshim por arnim, të cilin prokuroria e ka në një dosje është një lloj sikur të lësh ujkun të ruajë delen.  Këtë që kërkojmë nuk e kemi për një mandat deputeti. Unë si qytetar dua të zgjedh deputetin tim. 82% e shqiptarëve nuk e shohin produktiv pazarin e radhës.  I kam thënë edhe ambasadorit të BE, si mund ta besoj unë që votën time do ta numërojnë ata, për të cilën ju vetë keni thënë që kanë vënë dorën në zgjedhje.

Ne kemi kërkuar lista të hapura, votë emigrantësh dhe administratë zgjedhore.  Të hapim listat që ti japim mundësi qytetarëve të zgjedhin. Nëse shqiptarët zgjedhin me votë 70 % në atë sallë nuk do jenë më", tha Murrizi.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhina: 09/06/2020 14:09

    Pirdh pirdh se lirohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy