TIRANË- Partia Demokratike mbledhje nesër në orën 18:00 Kolegjin e Kryetarëve. Në takim pritet të diskutohet për Reformën Zgjedhore.
Një ditë më parë lideri demokrat zhvilloi një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Burime bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv, Elis Memelli se në fokus të këtij takimi ka qenë Reforma Zgjedhore ku mësohet se opozita ka ndërtuar një strategji me anë të cilës ka kërkuar dhe ngritjen e një grupi ekspertësh që do të paraqesin një draft me propozime.
Më herët në tryezën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar këtë Reformë. “Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar", tha Kaso.
PD është shprehur se Reforma Zgjedhore është prioritet për interesin kombëtar duke qenë se është edhe një nga kriteret e vendeve të BE për nisjen e negociatave për anëtarësim.
Kembet ne nje kepuce ku ne p... seme do shkoni bashke Moniq*ne?
Përgjigju