Reforma Zgjedhore, PD - PS
ok numërimit elektronik

Reforma Zgjedhore, PD - PS<br />ok numërimit elektronik
TIRANE- Komisioni i Reformës Zgjedhore miraton numërimin elektronik të fletëve votimit . Maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që numërimi të bëhet me elektronike. Gjithashtu është rënë dakord dhe për reduktimin e Qendrave të Votimit. Do të thotë që do të mbyllen të gjitha qendrat e votimit të cilat kanë deri në 150 votues ndërsa do të lejohen ato që kanë mbi 200 votues. Gjithashtu është rënë dakord që nuk do të lejohet ngritja e QV-ve në ambientet private. Kjo e fundit ngjalli debate të ashpra në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.

Vetë bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS-së dhe Ilir Rusmali i PD-së nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat, ndërsa pritet që zyrtarisht të dalë një deklaratë nga Kuvendi.

Pritet të ketë një mbledhje të teknikëve për të përcaktuar dhe si do të bëhet numërimi teknik.

Deri tani komisioni i Reformës Zgjedhore ka miratuar deri tani 4 kapituj, ndërsa nuk është gjetur ende konsensusi në kapitullin nmë lidhje me dorëheqjen nga posti të zyrtarëve të lartë në momentin kur kandidojnë si dhe në përdorimin e reklamave shtetërore.

PS kërkon që reklamat shtetërore të mos jepen të paktën për një periudhë 9 mujore ndërsa maxhoranca pretendon se nëpëmjet këtyre reklamave tregohet puna që është kryer nga qeveria.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares