Edi Rama deklaroi se shumica parlamentare që drejton është gati që të votojë ndryshimet në reformën zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE-së, ashtu sikur e kërkon Gjermania për të çelur negociatat, ndërsa në një fazë të dytë që kërkon më shumë kohë është i hapur për të diskutuar edhe për sistemin elektoral, votën e emigrantëve dhe cështje të tjera që janë shtruar nga partitë politike.
"Të gjitha partitë kanë dëshirat, vizionet, ëndrrat, nevojat, interesat e tyre dhe kjo bën që sa herë hapet kjo temë të ketë këndvështrime të larmishme, kemi edhe ne tonat. Ne kemi një pikë të rëndësishme, vota e emigrantëve. Por të gjitha këto, përfshirë edhe këtë mund të marrin kohë akoma, nuk kemi një ngut, kemi ngut për rekomandimet e OSBE-së dhe për t'iu përgjigjur një kushti, uljes në tryezë me KiE-në dhe formalizimin e procesit të celjes së negociatave dhe për këtë do të nxitojmë. Shpresoj që edhe të tjerët të jenë dakord, por edhe po të mos jenë ne do të nxitojmë. Kjo do të thotë se do të miratojmë në parlament, patjetër. Nuk kemi kohë për të humbur, por për të fituar kohë.
Rekomandimet e OSBE-së nuk janë gjëegjëza janë të shkruara, të gjitha do të integrohen në ligjin ekzistues dhe ne do të jemi gati në raport me KiE-në dhe Komisionin për të thënë se ky kusht është plotësuar, paralelisht me plotësimin e kushtit tjetër të institucioneve të reja të drejtësisë. Nuk janë nëntë pika, por dy, është plotësimi i institucioneve, SPAK-u dhe reforma zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE-së. Me këto të dyja nëse në këshill nuk do të ketë të tjera që mund të shtojnë vendet e tjera, apo një goditje sprapthi, ne i kemi plotësuar dy kushtet për konferencën ndërqeveritare që është zyrtarizimi i çeljes së negociatave" u shpreh Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Repolitix: Rekomandimet e OSBE-së gati për votim edhe pa PD dhe LSI, është kusht për negociatat
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01