Reforma Zgjedhore, Rudina Hajdari: SPAK-u do të hetojë krimet elektorale në të kaluarën

Reforma Zgjedhore, Rudina Hajdari: SPAK-u do të hetojë krimet elektorale në të kaluarën

TIRANE-Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka reaguar pas tryezës që u zhvillua dje nga OSBE-ja për reformën zgjedhore.

Hajdari shkruan në një postim në rrjetet sociale se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse ata që manipuluan zgjedhjet në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi. Por politikanët nuk mund të bëjnë gjyqe për njëri-tjetrin, thotë vajza e Azem Hajdarit, që shton se një gjë të tillë do ta bëjë  SPAK & BKH.

"Në të vërtetë, Komiteti Ad Hoc për Reformën Zgjedhore, theksoi se për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse të zgjedhjeve ata që kanë manipuluar zgjedhjet në të kaluarën duhet të mbajnë përgjegjësi. Sidoqoftë, këto hapa do të ndërmarrin SPAK & BKH, pasi politikanët nuk mund të bëjnë gjyqe për njëri-tjetrin" shkruan Rudina Hajdari.

Tryeza e djeshme u përfshi nga debate të forta, ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso pasi propozoi që reforma zgjedhore të bëhet nga ndërkombëtarët u largua. Por si ambasadori i OSBE-së, por edhe kryeministri Rama e kundërshtuan një propozim të tillë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 26/09/2019 12:18

    Lum yt at që të ka lën mbrapa e nderuara Rudina...!

    Përgjigju
  • edi: 26/09/2019 11:42

    Kjo Z.Hajdari eshte ne rend te kohes qe kaloi . SPAK duhet te filloje nga fillimi, jo tekat e CILITDO QE KERKON TE FSHEHE TE TIJAT DHE KAPET SI FERRA TEK DELJA OR KERKON TE BEJE AMUDHI DUKE THIRRUR KAPENI HAJDUTIN KUR K/HAJDUTI ESHTE AI QE THERRET , Nuk duhet te kursehet asnje nga te korruptuarit ,por sic ka qene dhe duhet te jete ,nga A-ja tek ZH-ja . Te kursejme keto gopseke qe i sollen vendit nje therje dhe zgenjim kur erdhen me 2 gishta duke i tradhetuar ,masakruar ,denigruar deri ne Vjedhje te Pasurise Kombetare ,eshte nje gabim i pa meshirshem per Popullin qe i mashtruan dhe vollen gjithcka kur Qeveria e Berishes per tete vite kaloi ato vite pa kontrolle nga asnje parti madje dhe Boten e larguan duke bere bisnese me Turq CHEZ , Jugosllave dhe cilindo qe afruan ndane Eurot aq sa sdine sa kane ,Madje bene krushqi me Kollovarin Meta nje K/Komunist i felliqur qe ju trash qafa si Baba-Aliut dhe volli deri tek floriri i Krrabes U dhimbsen Shqipetaret si Metes dhe Monikes se jane te farfer dhe skane libra Shkolle ,ne te njejten kohe paguan 60.000 Euro per mesimet ne Angli SPAK DUHET TE SHOSISE TERE KETO BASTARDE QE POPULLI I VOTOI DJE

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/09/2019 11:06

    Me gjithe respektin per Opoziten e re doja te dija se ne cilen parti Rudina Hajdari do konkuroje ne zgjedhjet e ardheshme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha