Që kur e humbi pushtetin, Sali Berisha ndjeu përveç zhvlerësimit një herë e mirë të figurës politike të tij (çka nuk mund ta kapërdinte dot), edhe rrezikun që i kanosej, se prej andej e tutje do të përballej gjithashtu me zbulimin e plotë të masakrës financiare që i shkaktoi këtij vendi dhe popullit të vet. Këtë ndjesi të hidhur, atij ia përforcoi edhe kontraktimi për këtë qëllim i Qeverisë së re me një kompani auditimi të huaj dhe ftesa që Tirana zyrtare i bëri Fondit Monetar Ndërkombëtar për rilidhje të marrëdhënieve të ngushta dhe permanente me Shtetin shqiptar. Rezultati i këtyre kontakteve brenda një kohe të shkurtër nxorri në dritë jo vetëm të dhëna që priteshin, por edhe ato që as nuk parashikoheshin nga të dyja Palët. Dhe, atëherë, Sali Berisha, ndonëse formalisht kishte dhënë dorëheqjen nga kreu i opozitës së tashme, nuk u zmbraps të bënte përsëri protagonistin në jetën e shqiptarëve, me shpresë se fati do t’i ndihte ta sillnin për të tretën herë në pushtetin, që vetëm ai di se sa shumë dhe se si aq keq ta shpërdorojë.
Kështu, pas mallkimeve që buçiti publikisht ndaj ‘Deloitte & Touche’ dhe ekipit të FMN – së së instaluar këtu, Sali Berisha nuk mund ta mbulonte apo të fshihte tërbimin që e kaplonte. Qeveria e re arriti energjikisht të sigurojë përfitimin së shpejti të një kredie në tre faza, që do të pengojë efektivisht rrëzimin përfundimisht të shtetit në humnerën e hapur nga qeverisja e mëparshme, dhe që do të ndikojë në masë të madhe për t’u mbajtur në vazhdimësi premtimet elektorale të mazhorancës së sotme, të pasqyruara në Programin e Qeverisë së saj, për mandatin e parë katërvjeçar. Vërtet që kjo kredi do të shtojë hë për hë borxhet e Shqipërisë, por ky shtim nuk do të bëhet veçse me 2 për qind interes, në vend të atij mbi 10 herë më të lartë, me të cilin firmoste Sali Berisha për vite me rradhë huazimet bankare me terma tregtarë. Prandaj, tani, në prag të miratimit të Projektligjit për Buxhetin e Shtetit të vitit 2014, ai nuk mund të përmbahej pa lëshuar kushtrimin që qytetarët të ngrihen në këmbë për të përmbysur qeverinë.
Në të vërtetë, këtë kushtrim në formën e një paskame i humburi Sali Berisha e lëshonte për të tretën herë gjatë këtyre tre muajve, duke e kthyer në një refren.
Njësoj si dikur, atë “për përmbysjen e komunizmit”, edhe kur vërtet gjurmët e tij nuk dukeshin gjëkundi. Po ashtu si atëhere, për atë “qeverisjen me duar të pastra”, kur punët i bëri si mos më pis. E pra, kushtrimi i tashëm “për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës” është refreni i fundit, Një refren, që nuk u ndërpre as kur para pak javësh rierdhi për vizitë zyrtare në Tiranë Xhonathan Muri, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili pasi takoi, përveç krerëve të shtetit, edhe ata të opozitës politike, Balla dhe Berisha, dhe pasi këta të fundit kohën e bisedave e shtynë ta përfshinte lumi i ankesave për veprimet antiligjore të Ramës dhe të kabinetit të tij, zyrtari i forcës aleate më të fuqishme të Shqipërisë iu përgjigj publikisht, se nuk mund të kritikohet qeveria që ka vetëm dy muaj në aktivitet.
Por, nëse refrenin për të cilin po flasim e quajmë të fundit, ky përcaktim mbart vlerë jo vetëm nga pikpamja kohore. Me shumë gjasa ai do t’i përshtaten edhe karierës politike të atij që nuk dëshiron t’i shqitet protagonizmit të jetës së shqiptarëve gjatë dekadave të reja. Arsyet e kësaj përshtatshmërie mund të përmbledhin disa faktorë dhe aktorë, por më së pari dhe më së jashtmi ato kanë lidhje me numrin e rradhëve të fansave që e ndjekin Sali Berishën dhe thirrjet e tij nëpër rrugë a nëpër tubime. Nëse jehonës së shurdhër të protestës para Kryeministrisë, për zhgënjimin e cave ndaj humbjes së kandidatit të PD në zgjedhjet e pjesshme në Korçë, faji i mbeti motit të lagësht, që të detyronte të qaje tek dëgjoje zërin e holluar në të tretur të Lulëzim Bashës, në rastin e protestës masive të të rinjve në të njëjtin shesh dështimi i Berishës dhe Bashës mori trajta historike me shënja të huazuara nga Roma e lashtë. Ndërsa protesta e një grusht njerëzish ditën e shtunë, gjithkush e kuptoi që ishte shprehje e një shoqërie as të pavarur dhe as civile, në emër të së cilës qe kërkuar pranë organeve të policisë leja për tubim.
Fati i këtyre tubimeve, në përgjigje të thirrjeve të Berishës, të kujtojnë atë përrallën e vjetër, që rrefen se si në një ditë dimri një grup iriqësh u shtrënguan te njëri – tjetri, për t’u mbrojtur nga acari, përmes ngrohtësisë së ndërsjellë. Por, përnjëherë provuan gjembat e tyre, të cilat gjithnjë e më shumë i larguan nga njëri – tjetri. Dhe, kur nevoja për t’u ngrohur i riafroi, e keqja u përsërit, duke i robëtuar mes mundimeve, derisa gjetën një largësi të përshtatshme ku çdo gjë shkonte mirë. Atëherë, i vetmuar mbetet Berisha, i cili aktualisht nuk mund të ndezë situatat në ato nivele, aq sa pas tyre të mund të mbrojë veten dhe pasurinë e familjes, brenda apo jashtë shtetit duke ia lënë kësaj qeverie kopilin në prehër. Prandaj nuk duket bindëse ajo çka përflitet ndonjëherë, se ish kryeministri po përgatit një grusht të ri shteti.
Nuk duket bindëse, sepse si çdo e keqe që ka një të mirë, edhe refuzimi që iu bë Shqipërisë në Bruksel për akordimin tani të statusit zyrtar të Shtetit kandidat për në BE (përveçse në qershor të vitit të ardhshëm, kur të jenë dhënë prova të qarta), në tërësi ka krijuar bindjen e plotë, se është e domosdoshme të shpejtohen ritmet e kryerjes dhe thellimit të reformave, sidomos ato në fushën e drejtësisë, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mbrojtje të pronës private dhe të të gjitha të drejtave themelore të njeriut.
Në këto drejtime, rëndësi të posaçme marrin edhe ndëshkimet për fajtorët e të gjitha niveleve të qeverisjes së mëparshme, që e lanë vendin në një gjendje katastrofike në të gjitha sferat. Pa ndëshkimin e tyre (sigurisht, edhe të Sali Berishës, në bazë të provave që po dalin dhe besohet të vërtetohen së shpejti në disa procese hetimore), askush nuk mund të besojë në arritjet e së ardhmes, ashtu sikurse humbet përfundimisht shpresa e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sepse, pavarësisht ndihmës së vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve Anëtare të Unionit, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zgjedhja e Brukselit prej kohësh ka qenë e qartë, tani më tepër se kurrë, siç e përkufizoi në një Forum Ballkanik në Selanik, 11 vjet më parë komisioneri i atëhershëm i Bashkimit Europian, Patten: “Ose do të importojmë stabilitetin në Ballkan, ose Ballkani do të eksportojë destabilitetin në Europë”.
Nuk është fare e nevojshme të zgjatemi për të shpjeguar përmbajtjen e kësaj deklarate dhe detyrimeve të Palës shqiptare për integrimin. Kaq sa për sot!
Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com