Në datën 6 tetor, Presidenti i Republikës do të organizojë një tryezë për reformën në drejtësi në të cilën do të jenë të pranishëm të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë si edhe përfaqësuesit politike. Krahas këtyre, në këtë tryezë do të jenë edhe shoqatat homologe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Evropë të cilat do të vijnë për të dhënë konsulencën e tyre mbi këtë reformë.
Nisma e ndërmarrë nga kreu i shtetit do të pasohet nga ngritja e një komisioni të posaçëm parlamentar për të bërë ndryshimin e kuadrit ligjor përsa i përket funksionimi të sistemit të drejtësisë. Kësisoj, muaji tetor të karakterizohet edhe nga rritja e tratativa politike ndërmjet dy partive të mëdha për të realizuar këtë reformë e cila është mbështetur nga të gjitha palët.
/Shqiptarja.com