TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se Shqipëria ka forcuar masat e kontrollit dhe sigurisë në kufij, në mënyrë që bashkë me ardhjen e mundshme të refugjatëve sirianë në vendin tonë, të mos penetrojnë edhe terroristë. Sipas tij, Shqipëria do të kontribuojë me aq sa mundet për të zbutur sadopak krizën që ka përfshirë Bashkimin e Evropian. Në seancën dëgjimore në komisionin e sigurisë, Tahiri u shpreh se vetëm dy vitet e fundit ka pasur 5 mijë tentative për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë
...
Tahiri tha se Shqipëria ka një plan emergjence për të pritur emigrantët por ka kapacitete të limituara. Ministri Tahiri ka theksuar gjithashtu se nga ana e partnerëve ndërkombëtar është marrë garanci se Shqipëria nuk do të jetë vetëm.
"Po përpiqemi të adresojmë dy çështje. Nga njëra anë t’i përgjigjemi sfidës për solidaritet dhe nga ana tjetër të mbajmë sigurinë në mënyre që elemente terroristë mos të futen në vendin tonë dhe të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian. Kjo krizë nuk na lë as ne indiferent, dhe që përballet në mënyrë të përbashkët pavarësisht se cili vend është anëtar në BE e kush në aspirata për tu anëtarësuar. Tani për tani nuk ka sinjali që jemi përpara një situate realisht emergjente, por përsakohë janë shumë afër kufirit me Shqipërinë, përsakohë pasojat domino mund të shkaktojnë pasoja në vendin tonë. Ne jemi gati, nuk mund të bëjmë gabimin e BE për të qenë vonë, kemi luksin të mësojmë nga eksperienca e partnerëve tanë për të qenë një hap përpara", - tha ministri Tahiri.
Duke qëndruar në garantimin e sigurisë dhe evidentimin e elementëve të rrezikshëm terrorist të cilët mund të hynë së bashku me emigrantët, ministri Tahiri ka deklaruar se janë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për evidentimin e këtyre rasteve.
‘Kapacitet pritëse paraprake janë thuajse minimale, për shkak të mungesës së një fluksi konstant të ardhjes. Vitin e kaluar shifrat kanë qenë 3 qind e 40 e ca, ata janë intervistuar dhe në shkëmbim me partnerët është marrë informacion edhe për skedimin që i bëhet atje edhe për skedimin që i bëjmë ne, dhe pastaj janë riatdhesuar. Nuk bëhet fjalë për njerëz që vijnë këtu dhe fitojnë statusin e azilantit. Kjo gjithmonë ka risk, por ne e kemi shumë më të lehtë të bëjmë përpunimin e të dhënave të tyre, për të përballur rrezikun e mundësisë që të infiltrohen mes flukseve njerëz që përbëjnë rrezikshmëri të lartë sa i takon luftës kundër terrorizmit. Kemi shkuar kapacitetin e verifikimit për personat që vijnë në kufirin tonë’’ theksoi ministri Tahiri ndër të tjera.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri theksoi se nuk ka vend për panik ndërkohë bashkëpunimi i agjencive ligjzbatuese në lidhje me luftën ndaj terrorizmit është shumë i mirë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptara.com)
/Shqiptarja.com