Zëvendës presidenti i KE-së Frans Timmermans në një rrëfim të eksperiencës së tij me emigrantët gjatë një takimi me ta rreth krizës së emigrantëve në Europë është shprehur se do të bënte të njëjtën gjë po të ishte si ata.

Gjatë një bisede me korespondentin e Euronews Stefan Grobe  ku mes të tjerave ka thënë: “Kam folur me familjet e refugjatëve në ishullin Kos në Greqi dhe ata më thanë: “Hej, unë isha duke jetuar në kampin e refugjatëve në Liban; Ishte çdo gjë në rregull, por pas dy vitesh unë harxhova paratë e mia, s’më mbeti më asnjë kursim. Tani unë dua të ushqej fëmijët e mi, por nuk mund ta bëjë këtë gjë atje. Kjo është arsyeja pse unë dua t’i marrë ata në Gjermani, për t’i ushqyer. “A do të bëni ndonjë gjë tjetër? – Unë do të bëja pikërisht të njëjtën gjë si baba nëse do të ishte e nevojshme”, ­kujton ai. Por çfarë ndodh me çështjet e sigurisë që mund të lindin nga emigrantët që kalojnë kufijtë?

Pyetjes së Gazetarit:.Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare ka vlerësuar se ka rreth 4000 militantë islamikë të cilët janë infiltruar në Evropë, të maskuar si refugjatë. A është kjo pak a shumë një vlerësim i saktë dhe a keni frikë nga një kërcënim më i madh terrorist në Evropë ? ai i përgjigjet: Nuk mund ta konfirmojë këtë shifër për terroristë të infiltruar. “Unë nuk e di këtë numër. Nuk e di këtë vlerësim, kështu që unë nuk jam në gjendje të komentojë mbi të. Por qëndron si arsye, pasi nëse njerëzit do të vijnë në Evropë, mund të ketë edhe kriminelë në atë lëvizje dhe sigurisht mund të ketë terroristë mes tyre”, tha Frans Timmermans.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)