Refugjatët/ Anija e Forcës Detare shqiptare shpëton 84 gra dhe fëmijë në Egje (FOTO)

Refugjatët/ Anija e Forcës Detare shqiptare shpëton 84 gra dhe fëmijë në Egje (FOTO)

Refugjatët e shpëtuar

Anija e Forcës Detare shqiptare "Lissus" mori pjesë në dy operacione në detin Egje duke shpëtuar 84 persona, burra, gra dhe fëmijë nga vendet e Lindjes.

Operacionet u zhvilluan në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve. Operacioni i parë u zhvillua mbrëmjen e djeshme në orën 21:35 dhe i dyti sot në orën 10:25.

Gomonia e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinezë dhe 8 sirianë, ndërsa e dyta 45 persona në bord, 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë, të cilët u shpëtuan. Report Tv sjell pamjet nga momenti i shpëtimit të emigrantëve. 

Anijet e Forcës Detare shqiptare janë angazhuar në operacionin në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian prej vitit të kaluar duke shpëtuar shumë refugjatë.

 Anija e Forcës Detare duke ankoruar refugjatët

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja