Ish-modelja greke, Sandra Tsiligeridu ka kryer një gjest mjaft human që ka prekur njerëz në mbarë botën. Ajo shpëtoi nga mbytja një refugjat sirian që prej 13 orësh luftonte me dallgët në det të hapur.

Modelja e martuar me një mjek, bëri atë që çdo person me një zemër të madhe do të kishte bërë; e përqafoi sirianin e lodhur dhe të trembur, si për t'i treguar që çdo gjë do të rregullohej.

“Ishte pothuajse i pavetëdijshëm kur e nxorëm nga uji”,­- tregon Sandra në profilin e saj në “Facebook”, ku publikoi edhe fotot me të mbijetuarin. Refugjati i quajtur Mohamed ishte nisur nga Turqia me varkë bashkë me 40 bashkëkombës të tjerë, derisa moti i trazuar e deti me dallgë u bënë shkak për ndarjen e varkës në dy pjesë. 

​Mohamedi në këtë kohë u fut në det për të rikuperuar pjesën e shkëputur të varkës, por dallgët e mëdha dhe rryma e fortë bënë që ai të shkëputej shumë nga bashkudhëtarët e tjerë duke e bërë të pamundur rikthimin në kuvertë. 

Fotoja është publikuar në dhjetëra media ndërkombëtare.
sandra
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)