Lorenc Vangjeli: Nëse nuk do të rrëzohej diktatura, sot Berisha do ishte sekretari i parë i komunistave kurse Rama në burg për pikturë

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e emisionit “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv analizoi ngjarjet e lidhur me drejtësinë dhe politikën.  Duke folur për hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit, Vangjeli tha se tashmë ka ardhur fundi i pandëshkueshmërisë së klasës politike shqiptare.

Duke folur edhe për akuzat që Sali Berisha ka bërë ndaj kreut të SPAK Altin Dumani duke e konsideruar si majtist, Vangjeli tha se ish-kryeministri përpiqet që çdo gjë ta lidhë me komunizmin, por nëse do të ishte në atë periudhë, do të shërbente si sekretar i parë i komitetit të partisë dhe do të përndiqte Ramën si piktor disident.

“Njëlloj si Berisha askush tjetër nuk mund të fshihet më pas gishtit duke tentuar t’i japë SPAK. Zoti Rama do thoshte “inshallah do ishte ashtu”, por edhe ai vetë e di se nuk është ashtu. Nëse do të ishim në periudhën e komunizmit, Berisha do ishte sekretari i parë i komitetit të partisë që do të përndiqte Edi Ramën si një piktor, disident, një njeri me vese. Madje do të ishte i burgosur.  Tundja e flamurit të rreckosur të anti-komunizmit përveçse e bën qesharake sot, është krejt e padobishëm. T’i thuash një 30 vjeçari që njeh Berishën më mirë se kushëririn e tij, se kush ka qenë diktatori gjatë komunizmit, është qesharake”- tha Vangjeli gjatë analizës së tij.

Ndërsa duke folur për mënyrën sesi veproi Berisha duke mos u paraqitur në ambientet e SPAK për 2 muaj rresht pavarësisht masës 'detyrim paraqitje', Vangjeli tha se ish-kryeministri u frikësohej hetimeve të tjera si për shembull 21 janarit, Gërdecit dhe çështjeve të tjera për të cilat akuzohet nga një pjesë e madhe e publikut shqiptar. 

“Unë besoj se Berisha këtë dosjen e cështjes Partizani e konsideron si një aperitiv, sepse menuja e dyshimeve publike mbi Berishën është shumë herë më e rëndë se dheu që mban 17 kulla. Nuk ka peshë më të rëndë se dheu i një varri.  Pesha më e rëndë dhe më e pamatshme që nuk ka ekuivalent tjetër është pesha e varrit që e marrim të gjithë kur ikim. Duke u thënë këtë kam parasysh 4 varret e hapura në 21 janar që ende nuk kanë marrë drejtësi. Vendimi i gjykatës së Strasburgut është orientim për drejtësinë. Ka dyshime të tjerë, gjysma e shqiptarëve mendon se Berisha është i përfshirë në çështjen e Gërdecit apo në çështje të tjera të panumërta që lidhen me pushtetin e tij të gjatë. Të cilat e kanë kushtëzuar Berishën të zgjedhë një rrugë të tillë”- u shpreh Vangjeli.

Për Vangjelin, viti 2023 ishte një vit i mirë sa i takon ndëshkimit të politikanëve të pandëshkuar për shkelje që dyshohet se i kanë kryer ndër vite. Ai tha se vitin e ardhshëm pret që SPAK të avancojë edhe më tej në këtë drejtim, në hetimin e ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të lartë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:45
‘Fund i pandëshkueshmërisë’, Lorenc Vangjeli: Kjo klasë politike ka dhënë shpirt, i qoftë ‘dheu i rëndë’

 

Analisti Lorenc Vangjeli duke analizuar ngjarjet politike në vend gjatë vitit 2023, në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, tha se ka marrë fund klasa politike e tranzicionit në Shqipëri.

Duke u referuar hetimeve që SPAK po kryen ndaj ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të lartë, Vangjeli tha se po ndodh ajo që shumë shqiptarë e kanë pritur dhe se në vitin e ardhshëm pritet të vijohet edhe më tej me këtë ritëm.

“Kjo klasë politike ka dhënë shpirt. Kjo është përtej emrave të përveçëm. Ajo që është e sigurt është se kjo lloj mendësie, pavarëissht se shumëkush nuk e shikon, i është vënë kryqi mbi varr. Dheu i qoftë i rëndë. Duket sikur ndodh nami çdo javë, por të gjithë shqiptarët meritojnë gëzim. Duket sikur shkojmë nga beteja në betejë dhe secila prej tyre është finalja. Besoj se ka ardhur momenti për t’i dhënë epilog shprehjes “armiqtë e shqiptarëve janë vetë shqiptarët” sepse as vetë shqiptarët nuk do jenë në gjendje t’i bëjnë gjë”- u shpreh Vangjeli.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/12/2023 03:15

    Rama-piktor disident?! Z.Vangjeli ke pare ndonje pikture te asaj kohe te profesorit te Akademise se Arteve,z.E.Rama,qe del me kete konkluzion?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë