BRITANI - Një aplikim për punë është kthyer në një ofendim për aplikuesit, kur kanë parë që përgjigjia nga punëdhënësi ishte dëshpëruese. Më shumë se 100 persona kishin aplikuar online për punë në restorantin 'Oëston Park Lodge'.

Por, kishin mbetur të habitur kur panë përgjigjen që kishin marrë. "Më vjen keq për lajmin zhgënjyer. Çfarë prisnit? Ju nuk jeni i mirë për këtë pozicion", ishte përgjigjia për aplikuesit. Një tjetër përgjigje ishte: "Për fat të keq ju nuk jeni mjaftueshëm i mirë për këtë pozicion. Përpiquni më shumë herës tjetër".

Sipas pronarëve të restorantit, emaili i tyre ishte sulmuar nga hakerat dhe lajmëruan menjëherë policinë. Pronarët i kërkuan ndjesë aplikuesve lidhur me situatën e krijuar.

Nga ana tjetër, personat që kishin dërguar email për punë thanë se ishin të tronditur. "Kam qenë absolutisht i tronditur. Nuk mund ta besoj atë që isha duke lexuar. Ishte shumë mizore", shprehet njëra prej tyre.


(v.gj/shqiptarja.com)