Rama komandoi Lleshin, reagon Meta: Nuk do të lejoj të më sfidojnë, iku koha e Sekretarit të Parë

Rama komandoi Lleshin, reagon Meta: Nuk do të lejoj të më sfidojnë, iku koha e Sekretarit të Parë

Presidenti Ilir Meta

Refuzimi i dekretit të Lleshit ka përplasur Presidencën me qeverinë. Presidenca ka zbardhur takimin e djeshëm mes Metës dhe Ramës, ndërsa sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zëdhënësi i Presidentit, kreu i shtetit ka bërë deklarata mjaft të forta. Presidenti deklaron se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese, ndërsa shton se ka ikur koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë.

Informacioni i dhënë nga Kryeministria lidhur me takimin ka qenë ezaurues. Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në interes të stabilitetit, forcimit të institucioneve dhe rritjes të kulturës së bashkëpunimit ndërinstitucional me transparencë dhe konstruktivitet.

Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.

Presidenca

Shumica ka vendosur që nesër Kuvendi të mblidhet në një seancë parlamentare të jashtëzakonshme për të votuar dekretin e presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt, ndërsa zëdhënësi i Presidentit në njoftimin për mediat thotë se Meta është gati të  japë shpjegime nëse kuvendi është i interesuar.

Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t’i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë interes. 

Presidenca

Deklarata e Presidentit se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese është një përgjigje direkte për kryeministrin Edi Rama, i cili sot njoftoi komandimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm, që do të kalojë përmes emërimit si zv/ ministër i parë duke sfiduar kështu qëndrimin e kreut të shtetit për gjeneralin. Tashmë pritet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e Presidentit pas veprimit të Ramës që e nxori jashtë loje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 06/11/2018 11:23

    Ka ik koha jote Like,boll me me mashtrime e me intriga,boll se na i shpife.

    Përgjigju
  • Talenti: 05/11/2018 14:56

    Hahaha kush fol

    Përgjigju
  • Erald Delenxhiu: 05/11/2018 13:48

    Ho i her të shofim ça do bosh !

    Përgjigju
  • Koli: 05/11/2018 13:43

    E hengri edhe ky me duket!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët

Atentati në Vlorë, gjenden dy kallashnikov dhe dy krehër në automjetin e djegur nga autorët