Refuzimi i shqipes, Basha:Qëndrim
i presidentit Ivanov, akt diskriminimi

Refuzimi i shqipes, Basha:Qëndrim<br />i presidentit Ivanov, akt diskriminimi
Pas refuzimit nga presidenti i Maqedonisë Ivanov, për të mandatur si kryeministër kreun e LSDM-së Zoran Zaev, ku shkak për këtë ka qenë platforma shqiptare, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili e ka konsideruar këtë qëndrim të presidentit maqedonas si një akt diskriminues.
 
Me anë të një deklarate, Basha është shprehur se ky vendim nuk kontribuon në harmoninë midis etnive shtet formuese në Maqedoni.
 
Pranimi i dygjuhësisë e emancipon Maqedoninë nga ngërçet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapësirën e lirisë duke forcuar kështu vete themelet e saj”, tha Basha.
 
 
Deklarata e  plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:
 
Me shqetesim te thelle percolla qendrimin e presidentit te Maqedonise per te refuzuar mandatimin e qeverise se re per shkak te pranimit nga ana e subjektit politik ne fjale te dygjuhesise.
E konsideroj kete qendrim nje akt diskriminimi etnik qe nuk i kontribon harmonise midis etnive shtetformuese ne Maqedoni.
 
Maqedonia stabile, demokratike dhe e integruar ne NATO dhe BE eshte interesi me i mire i shqiptareve ne Maqedoni, dhe vullneti i te gjithe shqiptareve ne kete drejtim eshte i palekundur.
 
Por stabiliteti dhe rruga e integrimit te Maqedonise cenohet rende nga akte te tilla diskriminuese. Pranimi i dygjuhesise e emancipon Maqedonine nga ngercet dhe paragjykimet dhe zgjeron hapesiren e lirise duke forcuar keshtu vete themelet e saj.
 
Rikonfirmoj mbeshtetjen per Platformen Shqiptare dhe ju kerkoj partive politike shqiptare ne Maqedoni te veprojne te bashkuara ne mbeshtetje te te drejtave legjitime te shqiptareve ne Maqedoni.
 
Bashkepunimi dhe respekti i ndersjellte etnik eshte e vetmja rruge qe do ti garantoje Maqedonise stabilitetin, prosperitetin dhe rrugen e sigurte drejt integrimit euroatlantike.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë