Minimizohen shanset që Mishel Platini të jetë kandidat për President të FIFA-s, pasi Komisioni i Apelit konfirmoi pezullimin prej 90 ditësh që i është dhënë për cekun e marrë nga Blatter.

Komisioni i Apelit të FIFA-s i përbërë nga 14 anëtarë ktheu pas apelimin e Platini si dhe Blatter duke konfirmuar pezullimin e tyre prej 90 ditësh që u dha në 8 Tetorin e kaluar.

Tashmë si për ironi të fatit Platini do t’i drejtohet CAS-it si rruga e vetme dhe e fundit për të fituar të drejtën për të garuar për President të FIFA-s edhe pse do jetë shumë e vështirë për një gjë të tillë.



d.b/shqiptarja.com