TIRANE - Disa deputetë të Partisë Socialiste kanë paraqitur sot pranë Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë për të verifikuar punën e këtij dikasteri. Kërkesa mban firmat e të gjithë deputetëve, si të djathtë e të majtë, të Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
Deputetët socialistë kanë kërkuar gjithashtu edhe një takim me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, por nga ky i fundit nuk kanë marrë ende një përgjigje. Imami u akuzua dje nga Erion Braçe, për trafik armësh me Serbinë, Malin e Zi dhe vende të tjera, shkak për të cilin, sipas deputetit të PS, ai ka refuzuar të premten aktivitetin kontrollues të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Më 29 qershor Ministria e Mbrojtjes i komunikoi Kuvendit vendimin përmes të cilit refuzoi kontrollet e parlamentarëve, për zhvillimin e të cilit u ra dakort unanimisht mes komisionerëve të PS e PD.
Ilir Gjoni i Partisë Socialiste shpjegoi për gazetarët se ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes pasi Imami ishte i impenjuar me aktivitetet e dikasterit. Sipas tij, është rënë dakort që pas 10 ditësh të merren kontakte për çdo aktivitet të ministrisë. “Kemi dyshime për trafik armësh nga Shqipëria” drejt vendeve të tjera dhe anasjelltas, tha Gjoni.
“Ne shpresojmë që të na jepet informacioni ashtu si duhet, pa na e fshehur”, tha deputeti socialist në përgjigje të interesit të gazetarëve nëse i beson apo jo njoftimeve që do të vijnë nga Ministria e Mbrojtjes.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com