Përpjekjet për t’iu larguar policisë i kanë kushtuar lirinë një 42 vjeçari banues në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt në pikën e kalimit kufitar të Bllatës në Dibër, kur personi me inicialet G.K u paraqit në dalje të Shqipërisë dhe refuzoi kontrollin e policisë.  Gjatë procesit të regjistrimit, atij iu kërkua që së bashku me mjetin t’i nënshtrohej një kontrollu të imtësishëm në vijën e dytë. Siç shihet edhe nga pamjet, 42 vjeçari nuk e ka zbatuar urdhërin duke i dhënë gaz makinës dhe rrezikuar jetën e efektivëve. Megjithatë ai është kapur dhe arrestuar. Policia e Shtetit bën me dije se ndaj 42-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Po ashtu, është sekuestruar edhe automjeti me të cilin lëvizte.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i plotë i Policisë

"Pika e Kalimit Kufitar Bllatë- Nuk pranoi të kontrollohej në vijën e dytë dhe tentoi të largohej me automjet, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, kapet dhe arrestohet 42-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin lëvizte 42-vjeçari. Më datë 02.02.2026, rreth orës 17:20, është paraqitur në dalje të R.Sh., me automjetin e tij, shtetasi G. K., 42 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku gjatë procesit të regjistrimit i është kërkuar që, së bashku me automjetin, të kalonte për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë. 42-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, si dhe iu sekuestrua automjeti me të cilin lëvizte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme."