Në Spanjë Real Betis ka bërë një goditje të bujshme duke afruar në skuadër kampionin e botës me Francën Nabil Fekir. Ky i fundit verën e kaluar ishte shumë i përfolur për të kaluar te Liverpool për shifra të frikshme, por anglezët nuk gjetën akordin me Lyon.
Gjithsesi këta të fundit duke parë që me lojtarin kishin edhe një vit të mbetur kontratë e kanë shitur për 19.5 mln euro plus 10 të tjera në formë bonusesh. Gjithashtu Lyon ka mbajtur edhe 20% të kartonit në rast se Betis do ta shesë në të ardhmen.
Nebil është lojtar I formuar në akademinë e Lyoni-t, ndërsa me këtë klub ka debutuar edhe si profesionist, me të cilët deri më tani ka luajtur për 6 sezone.