Rasti i dhunës ndaj Xhisielsa Malokut, e cila denoncoi djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja për kërcënime e djegie me cigare ka gjetur sot solidaritetin e grave, qofshin ato deputete apo pedagoge. Përpara kryeministrisë ato kanë bërë thirrje për një protestë masive të hënën në orën 17:30 dhe ftojë të gjitha gratë dhe vajzat që duan ti thonë “Stop dhunës”.
‘Duhet të reagojmë për ti thënë stop dhunës ndaj grave. Ne jemi njerëz të frustruar. Është e tmerrshme ajo që ndodhi Me Xhisielën. Të reagojnë të gjithë, t’i themi boll dhunës ndaj grave sidomos dhunës politike’
Taulanta Jupi, pedagoge
‘Nuk bëj pjesë tek ata njerëz që rrejshëm thonë unë nuk kam vajzë. Unë kam motër, nënë, mike, studente që mund të gjenden në të tilla rrethana. Bëj thirrje të homazh ndaj grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës së burrave të tyre, gjyqtarja Fildez Hafizi humbi jetën, një vajzë u dhunua për 16 vjet nga babai i saj, një gjyshe u vra nga dora e nipit të tij. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Kjo dhunë duhet të marrë fund'
Deputetja e PD, Dhurata Çupi
Pak orë pas protestës së zhvilluar nga gratë e PD dhe aktivistet e shoqërisë civile, gratë socialiste, pjesë e grupit parlamentar kanë kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm për rastin e Xhisiela Malokut.
Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste dënon çdo lloj forme dhune dhe mbështet e inkurajon institucionet përkatëse në kryerjen deri në fund të të gjitha procedurave të nevojshme për nxjerrjen e përgjegjësive dhe ndërshkimin ligjor të përgjegjësit për dhunën e ushtruar mbi vajzën Xh.M.Grupi i Grave Deputete të PS ka në prioritet të punës ndër të tjera edhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe mbrojtjen e viktimave të saj. Ne kemi një qëndrim të palëkundur kundër çdo rasti dhe forme të dhunës ndaj grave dhe vajzave, përfshirë edhe abuzimin për qëllime politike me viktimat e dhunës.
Ashtu siç mbështesim dhe inkurajojmë organet kompetente të shkojnë deri në fund të hetimit e të ndëshkimit të këtij rasti, dënojmë publikisht sulmet e shëmtuara politike dhe mediatike ndaj Policisë së Shtetit apo kryetarit të grupit tonë parlamentar.
Duke e përshëndetur deklarimin publik të qëndrimit solidar ndaj vajzës së dëmtuar, nga ana e kolegeve tona të opozitës, u bëjmë thirrje atyre të ndikojnë në ndalimin e keqpërdorimit publik të vajzës për motive politike. Shpifjet dhe gënjeshtrat me të cilat opozita po përpiqet të ngarkojë opinionin publik, janë dhunë publike ndaj vajzës, e cila meriton drejtësi dhe vetëm drejtësi!Deklarata e grupit të PS
Historia e Xhisela Malokut ndonëse u denoncua dy muaj më parë, mori përmasa më të mëdha dhe u kthye në tëmën më të debatuar të momentit, pas dëshmisë së policit në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.
Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan. N/komisari Emiljano Nuhu deklaroi se u kërcënua prandaj u arratis nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa kërkoi azil në Zvicër.
Kryetari i grupit të PS Balla, deputeti Rraja dhe kryebashkiaku Bushi kanë mohuar akuzat, ndërsa edhe vetë vajza mohoi të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë. Report Tv publikoi dje ekspertizën mjekoligjore të kryer në trupin e 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, në momentin që ajo ka bërë denoncimin ndaj ish të dashurit të saj Rexhep Rraja. Në këtë akt ekspertim një element i rëndësishëm për hetimin thuhet se ka pasur dëmtime në trup me mjet mbretës dhe cigare, por vajza e tërhoqi denoncimin, ndërsa më pas shpejgoi edhe arsyet.
Ndërkohë që dje, Drejtorja e SHÇBA, Anila Trimi ka përgënjeshtruar akuzat e ish-oficerit të policisë së Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, lidhur me pretendimet se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij, brenda stacionit të policisë së Fushë Krujës. Trimi tha se pas verifikimeve dhe shqyrtimit të pamjeve filmike, ka rezultuar se personat e pretenduar nga Nuhu nuk kanë qenë të pranishëm në datën 21 korrik në ambientet e policisë.
Merrni griden ajo eshte per moral
PërgjigjuKeshilli i ndrikullave te Babale Partise,ju shplafte mortja pse nuk folet para 3 muajve,por dilni sot si ndrikulla se ju jep urdher nje idiot.
PërgjigjuSi nuk ju vjen turp moj plera qe si Late pik yndyre kesaj vajze,Po shkoni si Lopez mbrapa cobanit shal ngjitur per ta perdorur nderin e kesaj vajze per fushate,Kur te vij babalja Dhe ata dy Sheraton qe kerkojn azil ne zvicer Zagari Dhe nuqiiiiii atehere fiton Holländerin