Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra Administratorët e katër Njësive të Bashkisë së Tiranës, të cilët ishin përfaqësues të LSI-së.

Kështu, me vendim të Veliajt largohet nga detyra kreu i njësisë nr.2 Elez Gjoza, ai i njësisë nr. 8 Erjon Xhafa, i njësisë nr. 11 Gentian Arapi dhe Refik Veliaj administrator i Bërzhitës. Vendimi vjen pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë së Tiranës në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. 

Kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar katër administratorët e LSI për kontributin 2 vjeçar në Bashki. Gjithashtu, Veliaj ka vlerësuar edhe dy këshilltarët e opozitës, të cilët sot bashkuan votat me maxhorancën duke bërë të mundur miratimin e projektvendimeve të rendit të ditës. "Mirënjohje për dy këshilltarët e opozitës, votuan qytetin mbi partitë", u shpreh Veliaj gjatë takimit me administratorët e katër njësive të cilëve iu komunikoi largimin nga detyra. 

Administratorët e larguar nga Veliaj

Njësia 2 – Elez Gjoza

Njësia 8 – Erjon Xhafa

Njësia 11 – Gentian Arapi

Bërzhitë – Refik Veliaj

Katër emrat që zëvendësojnë administratorët e LSI
Nuk ka vonuar shumë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka zëvendësuar me socialistë vendet vakante pas lirimit nga detyra të katër administratorëve të LSI në kryeqytet. 
Burime për Shqiptarja.com nga Bashkia bëjnë me dije se në njësinë nr. 2 është emëruar Floran Pullazi, ndërsa në njësinë nr, 8 është emëruar Bujar Xhafa. Gjithashtu, një emër i ri është caktuar edhe në Njësinë nr. 11 në Laprakë, e cila do të drejtohet nga Jorida Doku. 

Në vend të administratorit të LSI në Bërzhitë, është emëruar Alban Shaba. 

Administratorët që emërohen

Njësia Nr.2 - Floran Pullazi

Njësia nr.8 - Bujar Xhafa

Njësia Nr.11 - Jorida Doku

Njësia Administrative Bërzhitë - Alban Shaba 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com