TIRANE - Dy kryetarë komunash në Lezhë dhe në Fier janë dërguar nga prokuroria për gjykim, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzim për deklarim të interesave private”.
Kështu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Petro Doda, kryetar i Komunës Kaçinar, i cili akuzohet për “Refuzim për deklarim të pasurisë”.
Për të njëjtën akuzë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të komunës Ruzhdie, Pajtim Gllava.
Sipas Prokurorisë, hetimi për këta zyrtarë lokalë ka nisur pas kallëzimeve të dorëzuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), dorëzuar në muajin Qershor 2014.
Nga hetimi ka rezultuar se dy zyrtarët, në kundërshtim me ligjin, nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private (të pasurisë), brenda datës 31 Mars. Po ashtu, dy kryekomunarët nuk e kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë edhe pasi fillimisht atyre u është komunikuar zyrtarisht masa administrative “gjobë” për vonesë në deklarim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO