Regjimenti Azov të cilësohet si rrjet terrorist, Gjykata e Lartë ruse shtyn seancën

Regjimenti Azov të cilësohet si rrjet terrorist, Gjykata e Lartë ruse shtyn seancën

Gjykata e Lartë ruse ka shtyrë për 29 qershor seancën për kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për përcaktimin e njësisë paraushtarake nacionaliste ukrainase Azov si rrjet terrorist dhe ndalimin e aktiviteteve në Rusi. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Interfax . 

Prokurori i Përgjithshëm ka paraqitur një mocion administrativ në Gjykatën e Lartë Ruse, duke kërkuar që njësia paraushtarake nacionaliste ukrainase Azov (e njohur edhe si batalioni Azov dhe regjimenti Azov) të cilësohet si një rrjet terrorist dhe të ndalohet në territorin rus. 

Komiteti Hetimor Rus po heton një sërë çështjesh penale kundër anëtarëve të njësisë Azov të akuzuar për vrasjen e civilëve në Donbass.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale