Regjisori i filmit shqiptar porno :
Xhirimet në liqen e urbane

Regjisori i filmit shqiptar porno : <br />Xhirimet në liqen e urbane
Filmi i parë pornografik në Shqipëri, me aktorë dhe mjedise tërësisht shqiptare do të këtë premierën e tij në muajin qershor. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, 25 vjeçari Erion Murizi shprehet për idenë dhe materializimin e saj në një film të tillë. Pas publikimit të statusit në Facebook dhe ndihmës që i dhanë shokët e tij ai mundi të nisë xhirimet për filmin.

Erioni thotë se pjesëmarrëse janë 3 vajza shqiptare që jetojnë në Itali si dhe 3 djem shqiptar. “Për djemtë nuk ishte e vështirë fare.Ata nuk e kishin problem dhe kishim shumë kërkesa.Të gjithë u zgjodhën nëpërmjet një audicioni të hapur”,- tha Murizi. Xhirimet e filmit janë realizuar në vende të ndryshme si Liqeni Artificial në Tiranë, në një vila në Golem të Durrësit e madje edhe në urbanet e Tiranës.

Djali gjithashtu shprehet se familja e tij nuk e priti mirë idenë e këtij filmi madje e ëma e kërcënuar me dëbim nga shtëpia. “ Mamaja e mori vesh nga interneti, ku kishin qarkulluar thashetheme e para për filmin. Më mori në telefon dhe më tha, “Çfarë ke bërë këtë herë? Nuk të pranoj më në shtëpi”,- rrëfen aktori. Erion Murizi punon si aktor dhe stripman në lokalet e natës dhe arriti të ndërthurte jetën e natës me stripizmin në një film pornografik, i cili ka hapur mjaft polemika.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën