Regjisori më imponues i dy kohëve, Gëzim Kame rrëfën 40 vitet në kinema dhe teatër: Një jetë mes yjesh, emocionet dhe sfidat

Ai është regjisori më imponues mes dy kohëve, para dhe pas viteve 90’. Një prej profesionistëve më avangard në botën e kinemasë dhe teatrit, gjithnjë pararojë e një stili futurist që është ndjekur e marrë model edhe nga brezat e rinj.

Një karrierë e gjatë më shumë së 40 vjeçare, që prej vitit 1981 kur nisi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve, me pas si regjisor, udhëheqës artistik dhe drejtor i Teatrit Kombëtar. Në “Esence” Kame na rrëfeu një rrugëtim personal dhe profesional, mes fotosh, premierash, filmash e shfaqjesh teatri e kujtimesh familjare. Qyteti i Beratit ku jetoi për disa vite, brumosi tek ai dëshirën për teatrin. Ishte 18-vjeç kur konkurroi në Akademinë e Arteve. Aty nisi gjithçka, që do të shënonte edhe historinë e tij në kinema e veçanërisht në teatër.

“Im atë donte të bëhesha mjek dhe nuk e ka mbështetur pasionin tim të fillimit në art”-kujton ai.

Jeta lëviz si një sekuencë filmi dhe çfarë mbetet është nostalgjia e gjërave. Duke sjellë ndërmend këtë të fundit, regjisori kujton mes fotosh edhe një prej shfaqjeve të tij, e konsideruar pika kulmore e karrierës së tij në teatër.

“Fernando Kraf më ka shkruar këtë letër” për të cilën kujton se dramaturgu Tankred Dorst, kur erdhi dhe e pa shfaqjen në Tiranë e konsideroi atë si vënien më të mirë në skenë, krahasuar me vendet e tjera.

Një jetë mes artistësh aktorësh regjisorësh, skene e shfaqjesh janë një rrugë e gjatë e mbushur me emocione dhe sfida, por për regjisorin gjithnjë për tu vlerësuar. Një prej nismave  që ai e konsideron një sfidë të guximshme, ngritjen e Teatrit “Kame”, e kujton si një moment të bukur por njëherësh të vështirë në përpjekjen për të qenë një profesionist i lirë. Një moment emocionues ishte dhe video mesazhi i  aktorit dhe regjisorit  Mevlan Shanaj, një mik dhe bashkëpunëtor i vjetër i Kames, për të cilin ai ndau kujtime të vyera dhe konsideratë të lartë.

Një tribut për Fernando Krafin, erdhi përmes një monologu të interpretuar nga Elsa Ymeri. Nipërit dhe mbesat ishin finalja e ëmbël e bisedës dhe sigurisht një emocion i bukur për regjisorin i cili si gjysh, ka një lidhje të ngushtë dhe tepër të dedikuar ndaj tyre. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 02/12/2022 22:15

    Personalitet i larte i artit shqipetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite