Një 29- vjeçar nga Shqipëria, Arbër Jakllari, me profesion regjisor, u dënua me 3.6 vite burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke transportuar kokainë. Përpara gjykatës, regjisori i ri tha se i hyri kësaj aventure pasi dëshironte që të realizonte ëndrrën e tij, rikthimin në skenë.
Jakllari kishte arritur që brenda pak vitesh të vinte në skenë disa shfaqje në Teatrin Kombëtar, në Teatrin e Komedisë apo edhe në Teatrin e Metropolit.
Miqtë e tij thonë se në Shqipëri iu mbyllën dyert. Një mik i tij aktor, Visjan Ukcenaj, thotë: “Ai ishte i pakënaqur se në Teatrin Kombëtar ka njerëz që marrin rrogën kot. Është i pakënaqur që regjisorët e rinj nuk kanë asnjë mbështetje ekonomike për të bërë art. Është i pakënaqur me mediokritetin artistiko- kulturor dhe antivlerat që marrin dekorata. Është i pakënaqur se si ai e me dhjetëra të rinj të talentuar i kanë dyert e mbyllura”.
Ukcenaj thotë se Jakllari do e kalojë gjendjen ku ndodhet. “Ai ka ëndrra dhe ide. Ai ka punuar që i vogël, ka mbajtur familjen, punonte për familjen dhe për artin”. (marre nga noa.al)
(J.H/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com