Regjisorja Eni Jani sjell
Sartrin në Teatrin Kombëta

Regjisorja Eni Jani sjell<br />Sartrin në Teatrin Kombëta
TIRANË - Eni Jani prezantohet për herë të parë para publikut si regjisore, duke ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar dramën ekzistencialiste, “Me dyer të mbyllura” të Zhan Pol Sartrit. Adriana Tolka, Laura Nezha dhe Neritan Liçaj janë aktorët që do të interpetojnë tre personazhet e veprës të cilët pas vdekjes gjenden në ferr.

“Tre personazhet krijojnë konflikt midis tyre dhe janë tepër kompleksë e të kundërt nga njëri-tjetri, por njëkohësisht ata kanë dhe pika të përbashkëta. Janë aq të lidhur mes tyre saqë kur arrijnë të kuptojnë thelbin e ferrit, mësojnë sesa u nevojitet prania e njëri-tjetrin”, është shprehur Jani për mediat. “Me dyer të mbyllura” është vepra ku Sartri doli me shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar, “Ferri janë të tjerët”. Tre shpirtrat e mallkuar, Garcin, Ines, dhe Estelle i kanë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz që do të interpretohet nga Genc Fuga.

Premiera e shfaqjes pritet të jetë gjatë muajit tetor në skenën e Teatrit Kombëtar si një prodhim privat. Kjo është puna e parë e Eni Janit si regjisore, të cilën e kemi parë gjithmonë në role të ndryshme si aktore
 
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024