Regjisorja italiane Guilia Grandinetti film në Rehovë! ‘Majonezë’ trajton martesat mes shqiptarëve e serbëve

Një trupë aktorësh italianë nën drejtimin e regjisores Guilia Grandinetti janë vendosur të fshatin turistik të Rehovës në Kolonjë, aty ku po xhirojnë filmin artistik me metrazh të shkurtër “Majonezë”. Regjisorja, njëherësh autore e filmit  Guilia Grandinetti tregon se subjekt i filmit janë martesat me shqiptarëve dhe serbëve.

Filmi flet për historinë e një vajze shqiptare që bie në dashuri me një djalë serb, bashkoi Shqipërine dhe Serbinë në një farë kuptimi. Historia vjen si Romeo dhe Zhuljeta por ka një fund të lumtur, flet për patriarkatin, nacionalitetin, feminilitetin dhe pavarësinë e femrës.

Rehova u zgjodh krejt rastësisht prej regjisores italiane gjatë një turi në Ballkan. Defekti në makinë e bëri të ndalojë në qytetin e Ersekës, e më tej u njoh dhe me fshatin turistik të Rehovës, ku u mahnit me arkiktekturën dhe bukuritë natyrore.

"E zgjodha Rehovën para 5 vitesh kur kërkoja vendin e duhur për këtë histori, në fakt makina u prish. Fjeta në Ersekë dhe kur u zgjodha pashë gjithçka këtu, kuptova që ishte vendi ideal për të xhiruar filmin”, tha Grandinetti .  

Rolin e shqiptares në film e luan Caterina Bagnulo, e cila shprehet se është përshtatur mjaft mirë.

"Është një eksperiencë e veçantë, nuk kisha qenë ndonjëherë në Shqipëri. Italianët dhe shqiptarët janë shumë të ngjashëm, u përshtata lehtë, është një histori delikate por e fortë. Është një histori universale, jo vetëm midis dy popujve dhe kjo më bëri të pranoj të isha pjesë e këtij filmi", u shpreh Bagnulo.

Në rolin e babait të vajzës është zgjedhur një kolonjar, me profesion arkitekt por që e ka bindur regjisoren se karakteri i tij rri mirë në rolin e burrit patriarkal.

"Është emocion i veçantë që ta vesh veten në atë pozicion që nuk ke qene. Në zonën tonë nuk është përjetuar aq thellë urrejtja, por ky është emocion i veçantë duke ditur marrëdhëniet që kemi, është tabu të japësh vajzën diku ku ka urrejtje, e vështire ta pranosh", tha Jashari.

Xhirimet do të zgjasin për më shumë se 30 ditë, ndërsa filmi pritet të shfaqet në 2024.

Giulia Grandinetti është regjisore që punon në mënyrë të pavarur dhe ka fituar çmim në Festivalin e Triestes në 2020.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë