Regjistri kombëtar, Luarasi: Emri i pedofilit do bëhet publik! 98 janë në Shqipëri, 58 në Tiranë! Vetëm 2 në vëzhgim pas dënimit

Regjistri kombëtar i pedofilëve është drejt shndërrimit në ligj. Pedagogia Iris Luarasi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se regjistri do të jetë për burrat në moshë që dhunojnë seksualisht fëmijët. Gjithsej në vendin tonë Luarasi tregon se janë 98 pedofilë, 58 prej tyre janë në Tiranë, kurse vetëm 2 janë në vëzhgin pas dënimit.

"Nga 98 pedofilë që janë në shqipëri 58 prej  tyre janë në tiranë dhe vetëm 2 persona janë në vëzhgim pas dënimit të tyre. Sa të sigurt jemi? Kjo ska qenë ndryshe në 2020, 2019, kështu ka qenë gjithmonë. Edhe bised e sotme do të ndikojë te një njeri që e ka përjetuar këtë dhunë. Kemi folur shumë për pjesën që ka lidhje me dhunën seksuale.Dhujë seksuale ndodh përditë nga një njeri që është i afërmi fëmijës, i vajzës, sepse ato fillimisht fajësojnë veten", tha Luarasi.

Ky regjistër do të jetë publik, ku do tu jepet mundësia qytetarëve të marrin imformacion përmes një kërkese, në këtë regjistër ku do të jenë të shënuar emrat e pedofilëve të identifikuar. Ky draft është marrë si model nga Kalifornia, tregon Luarasi.

"Kemi mbledhur më shumë se 20 mijë firma. Regjistri sështë shkop magjik dhe në momentin që krijohet regjistri të mbarojë dhuna seksuale. Bërja e një regjistri në njëfarë mënyre është si ajo që themi ne se frika ruan vreshtin. Elementi tjetër është eleemnti i përsëritjes, kur ti e di  se e kemi emrin te ky regjistri je shumë i monitoruar. Ti si autor i krimeve seksuale nuk mund të punësohesh në vende ku ka fëmijë. Regjsitri parandalon dhe i jepet në dorë publikut. Draftligji  që kemi është marrë si model nga Kalifornia në SHBA. Është publik dhe për komunitetin ky regjistër. Ky regjistër është gjysmë publik. Do ketë një komision që shqyrton kërkesa për informacion. Kur ti si qytetar ke arsye të caktuar për kët ëinformacion ty do të dë jepet", shtoi ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A do jape Rezultat: 06/02/2021 09:44

    Ne Kaliforni Pedofilet shtohen nuk pakesohen Duhet luftuar Shkaqet qe cojne ne Pedofili si ato Psikike apo Sociale Emrat Publike jane sepse ata jane Shtetas Shqiptare dhe te njohur nga Institucionet Penale Kush quhet Pedofil sepse Vajzat ne Shqiperi humbin Virgjerine ne Moshen 12-15 Vjec me Meshkuj kryesisht me te medhenj ne Moshe rreth 20-30 Vjec si Mostra e Kamzes qe ishte 60 Vjec Dilni shikoni prane Shkollave 9 Vjecare si perndiqen Vajzat derisa te dorezohen perballe Presionit Mashkullor Nese Nisma eshte Serioze te perfshije edhe ata qe kryejne Inçest(Raste ka plot) dhe Prinderit qe nxjerrin Femijet ne Pune ose per te lypur dhe nuk i dergojne ne Shkolle Patjeter duhet Kontroll ndaj Fenomenit por jo derisa Shteti te kontrolloje Jeten e Individit qofte edhe nje Ish i Denuar, Propozimi Ligjor thote Diskrimino Pedofilet sepse ata kane Diskriminuar Femijet Keshtu nuk shkon Te luftohen Shkaqet e Pedofilise dhe Marredhenieve Seksuale me te Mitur

    Përgjigju
  • Iris: 05/02/2021 23:16

    Ide shume e mire,por duhet te beni nje dhe per seksofenderit.Gjithashtu ,ashtu si ne U.S.A.nuk duhet t'i lejoni pedofilet, te jetojne prane parqeve te lojrave te femijve,shkollave,kopshteve,si dhe nuk duhet te punojne ne vende ku prania e femijeve eshte e madhe si roje shkollash,guzhinjere ne konvikte,shkolla,kopshte,spitale femijesh.(ju kujtohet ai roja i shkolles i akuzuar per perdhunim ne Tirane?).Gjithashtu ,duhet te njoftoni keto institucione, si dhe komisariatet e zones qe X,apo Y person, i regjistruar, banon ne kete adrese.Po keshtu, duhet qe si pedofilet,si seksofenderit duhet te regjistrojne PATJETER adresat e tyre ne polici,po keshtu dhe kur ndryshojne vendbanimin,ne te kundert ,te rrezikojne burgosje per fshehje informacioni.

    Përgjigju
  • Minoreni QE kaleron irisin: 05/02/2021 18:48

    Po ata gra we shkojn me 17 vjecar iris?sepse barazia ka rendesi.ashtu sic do u nxirret emri ketyre mostrave ashtu duhet edhe per mamit we mbajn me lek minoreni.se ka dal ne mod kjo shum.e di ti apo jo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot