Regjistrimi/ Emigrantët shqiptarë detyrohen të deklarojnë adresën/ VENDIMI

Regjistrimi/ Emigrantët shqiptarë detyrohen të deklarojnë adresën/ VENDIMI

Mbledhje qeverie

TIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme një vendim që detyron emigrantët që të deklarojnë vendin e tyre të rezidencës jashtë Shqipërisë. Në vendimin e miratuar theksohet se emigrantët shqiptarë duhet të deklarojnë adresat e sakta ku jetojnë. Shqiptarët jashtë vendit mund të aplikojnë për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit të publikuar në faqen zyrtare të dy ministrive përgjegjëse në dy mënyra; elektronike dhe manuale. Vendimi ka si objektiv regjistrimin e emigrantëve shqiptarë.

VENDIMI I PLOTE I QEVERISE
Përcaktimin e rregullave për njoftimin e detyrimit për vetëdeklarim të adresës nga shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe procedurës së plotësimit e të dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit, dokumenteve shoqëruese të tij, si dhe administrimit të tyre nga autoritetet përgjegjëse, Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Njoftimi i detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së shtetasve shqiptarë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga autoritetet përgjegjëse bëhet sipas këtyre mënyrave:

a) Nëpërmjet publikimit në faqet zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

b) Nëpërmjet programeve, reklamave dhe spoteve për transmetim nga operatorë radiotelevizivë, fletëpalosjeve, takimeve me përfaqësues të shoqatave shqiptare jashtë vendit dhe të organizatave ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e emigrantëve.

Shtetasit shqiptarë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë aplikojnë për plotësimin e formularit tip të vetëdeklarimit të publikuar në faqen zyrtare të dy ministrive përgjegjëse në dy mënyra:

a) në mënyrë elektronike;

b) në mënyrë manuale.

Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, ndjekin procedurën e përcaktuar në manualin që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Shtetasit, të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike, vetëm për t’u njohur dhe për të printuar nga sistemi formularin tip të vetëdeklarimit, ndjekin njërën nga procedurat e mëposhtme:

a) pasi të kenë shkarkuar, printuar dhe plotësuar formularin, sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, e dërgojnë atë me postë pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre;

b) pasi të kenë printuar dhe plotësuar formularin sipas të gjitha rubrikave të përcaktuara në të, paraqiten fizikisht pranë misioneve tona diplomatike ose posteve konsullore, nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet banesa e tyre.

Shtetasit, të cilët paraqiten pranë zyrave përgjegjëse dhe që nuk kanë aplikuar dhe siguruar formularin, sipas përcaktimit të pikës 5, pajisen me formular nga nëpunësi përgjegjës dhe e plotësojnë atë në prani të tij.

Në rastet kur shtetasi plotëson formularin në mënyrë elektronike dhe e konfirmon atë sipas manualit, nuk ka nevojë të paraqitet pranë nëpunësit përgjegjës, pasi ky i fundit ka mundësinë e printimit të tij nga programi i regjistrimit të adresës.

Në rastet kur aplikimi i formularit plotësohet në mënyrë manuale, nëpunësi përgjegjës kryen veprimet për identifikimin dhe regjistrimin e adresës në programin e regjistrimit të adresës, sipas manualit të miratuar nga ministri që mbulon shërbimin e gjendjes civile.

Nëpunësi përgjegjës, pasi merr formularin e aplikimit në një nga format e parashikuara në këtë vendim dhe pasi ka kryer veprimet sipas pikës 8 të këtij vendimi, përgatit praktikën për konfirmim të adresës nëpërmjet shërbimit postar.

Bëjnë përjashtim nga konfirmimi i adresës, nëpërmjet shërbimit postar, rastet kur shtetasi plotëson dhe dorëzon formularin me paraqitjen e tij fizike pranë nëpunësit përgjegjës dhe, bashkë me formularin, paraqet çdo dokument ligjor, i cili provon adresën e tij, të njohur nga autoritetet e vendit ku jeton.

Në rastet kur adresa konfirmohet nëpërmjet shërbimit postar, nëpunësi përgjegjës kryen veprimet përfundimtare për regjistrimin e adresës së shtetasve, të cilët janë deklaruar në formular dhe janë verifikuar si pjesëtarë të familjes së deklaruesit, sipas manualit të miratuar për këtë qëllim.

Pas përfundimit të procedurës së identifikimit dhe regjistrimit të adresës, nëpunësi përgjegjës do të administrojë dokumentacionin, me anën e të cilit u krye regjistrimi i adresës, sipas rastit:

a) për aplikimin në mënyrën elektronike dhe në mënyrën manuale para nëpunësit përgjegjës do të ruhet konfirmimi i sjellë nga shërbimi postar;

b) në rastet kur aplikimi kryhet sipas pikës 10, të këtij vendimi, atëherë nëpunësi përgjegjës do të ruajë, përveç formularit të vetëdeklarimit, edhe kopjen e dokumentacionit me anë të të cilit shtetasi ka provuar adresën e tij.

Dokumentacioni, në bazë të të cilit kryhen veprimet për regjistrimin e adresës, siç është përcaktuar në pikën 12, të këtij vendimi, do të ruhet për një afat 5-vjeçar.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen përkatësisht nga Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, parashikuar në buxhetin e vitit 2018.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 04/07/2018 21:48

    Me detyrim?? Kush jeni ju u plehra qe do na detyroni,pasi na perzute tani dhe do na detyroni tju japim adresat? Hahaha o vemje o krimba politikan hajduter te cdo drejtimi ps..pd.lsi e mu*ri..Adresa eshte e dhen personale o krimba dhe po te duam e japim dhe po sdeshem se japim.

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 04/07/2018 19:21

    Si detyrim?! Nuk e hum asnje second koh pervec ketij sms, per te plotsu deshirat apo vjedhjen e rradhes te atyre ndyrsyrave. Po kush jan ata te na detyroin neve. A e dini si i bjen te them tani.... mund ta mbani shqiperin me gjith pasaport. Se aq shum po na e nxini jeten saqe nuk na behet te vem ne vendin ton. Nu na behet as te mendoim per te nertu jet ne vendin ton.dhe e gjith kjo vjen si pasoj e juaja. Mashtrus,mizere, plehra,ordinera,mafjoz me kollare,kriminela qe vdekjen e shkaktuar nga ju e ktheni ne vdekje natyrale,qa tju them un ju.na beni te vjellim kur ju shohim e degjojm.se diiiii nuk e diiiii, nuk mbushem me frum kur shkruj ndonje komet ketu,aq shum kam per te then.na moret ne qaf plehra.

    Përgjigju
  • Kafsha: 04/07/2018 17:52

    Ikni ore baj ga mu* tash, tani u kujtuat për emigrantët ju, pas 30 vjetësh? I latë mes katër rrugësh duke u shkatërruar vendin.. një m* që të hani do u përgjigjen emigrantët juve!

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 04/07/2018 17:44

    Deklarim i detyruar? Po nqs nuk e bejne ose jane tashme qytetar te vendeve perkates?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja