TIRANE- Kryeministri Berisha i kërkon ministrit të Financave, Ridvan Bode, të shtyjë afatin e regjistrimit të banesave deri më 31 gusht. Kjo për t'iu ardhur në ndihmë emigrantëve që vijnë në verë dhe duan të mbyllin këtë procedurë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas Berishës zgjatja e afatit është e domosdoshme si pasojë e fluksit të madh në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
“Gjatë dy javëve të fundit ka radhë të mëdha në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe janë 800 aplikime në ditë, shifër kjo që është e papërballueshme. Unë mendoj që Ministria e Financave vetëm për banesat ta zgjasë afatin deri me datën 31 gusht në mënyrë që edhe emigrantët që vijnë të kenë mundësi të legalizojnë banesat e tyre” tha kryeministri.
Sipas Kryeministrit, ecuria e ligjit të faljes ka pasur një rezultat të shkëlqyer për qytetarët. Deri sot janë futur në treg, falë këtij ligji, pasuri të paluajtshme me një vlerë prej 171.1 mld lekë. Vetëm në muajin janar-shkurt kanë përfituar rreth 20 mijë qytetarë
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com