Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave

TIRANË - Diaspora shqiptare ka nisur aplikimin në platformën PER për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 majit 11. Në ‘Studio Live’ përfaqësuesja e PS-së në KQZ, Elena Xhina tha se deri tani ka një numër të madh kërkesash për regjistrim 10 mijë të tilla.

'Janë 10 mijë kërkesa ose llogari të hapura. Numri më i madh Gjermania, Italia dhe Greqia. Ka problematika të vogla teknike. Problematikat janë regjistruar dhe kanë gjetur zgjidhje. Jemi 3 ditë, 10 mijë kërkesa afërsisht 3 mijë kërkesa në ditë. Por kanë qenë dhe ditët e pushimit.'

Medlir Mema kreu i Diasporës së Lirë, e cilësoi këtë moment si historik për demokracinë shqiptare.

'Një proces që duhet përshëndetur. Pas një procesi shumë vjeçar, tashmë jo nëse do të bëhet por po flasim për teknikalitetin e votimit të diasporës. Jemi në moment historik. E dyta, procese të tilla kërkojnë përmirësim në vazhdimësi. Sot dhe dje kemi publikuar një dokumenti për rekomandimet tona jo thjesht për problemet teknike, por në sistemin teknik. Të gjitha ja kemi depozituar KQZ, dhe të merren parasysh. Por asnjë nga këto element nuk heq faktin që është moment historik. Interesi është i madh. Pritshmëria ime ka qenë e ulët. Janë ditët e para dhe duhet parë trendi në vazhdimësi.'

Gazetari Almer Toska theksoi për Arbër Hitajn skepticizmin e tij duke ngritur disa shqetësime lidhur me ecurinë e këtij procesi.

'Moment historik për pjesën më vitale që kanë kontribuuar me mish e me shpirt, u jepet mundësia të vendosin fatin e qeverisjes. Kam dyshimet e mia për procesin, ka qytetarë që nuk po regjistrohen. Por jam skeptik deri në fund për votën e diasporës. Ngërçi mund të jetë te pajisja me dokumente identifikimi. Kemi emigrantë që janë në vrullin e punës. Ka një lloj tentative për ti lodhur emigrantët. Më duket e qëllimshme. Vota e lirë është vetëm vota e emigrantëve. Është gjetur një formulë tjetër për ta, duke i lodhur.'

Xhina vëren një përqindje të vogël gabimi në funksionimin e platformës.

'Edhe KQZ ka tërhequr mendime nga diaspora. Ne si parti politike kur është bërë testimi kemi sigurinë që aparatura ka përqindje të vogël gabimi. Kartat e identitetit duhen parë sa % është pamundësia për të votuar. Dhe do shtyhet vlefshmëria e kartave të identitetit. Por platforma po funksionon.'

Mema ngriti shqetësimin edhe për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave nga PS për votën e emigrantëve.

'E vërtetë. Kemi shprehur shqetësimi për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave. Jemi në prag të një ere të re, ku vota nuk mund të tjetërsohet dhe të vidhet. I kam bërë kritikë dhe PD-së mjaft me ankesat, bëni punën tuaj. Diaspora nuk ia votën borxh askujt. E vërteta që PS, si parti në pushtet i ka përdorur si lëvizje të paligjshme, nuk mund të bësh regjistrime në masë. Ke të drejtën për të kërkuar votën. Ambasada ka të drejtë për pajisur individin me mjete identifikimi. PS duhet të heqë dorë nga këto manovra. Shqiptarët jashtë nuk janë budallenj.'

Toska tha se ambasadat po ndajnë kartat e identitetit fillimisht ndaj atyre që janë me PS, bëhet fjalë për ata që i kanë skaduar mjetet e identifikimit.

'Po dërgon me patronazhimin e votës njerëz në Europë dhe një pjesë e mirë është identifikuar si votë e socialistëve, dhe ambasada po i josh të parët këta të pajisen me mjet identifikimi se sa të tjerët që nuk mund të jenë votues PS. Pajis votuesit e PS me mjet identifikimi të parët, e njëjta si tjetërsimi i votës në Durrës apo gjetkë. Në diasporë është fenomeni i ndihmës primare votuesve të PS dhe duke i bërë më të avantazhuar se qytetarët e tjerë.'

Xhina i quan këto pretendime të Toskës si legjenda urbane.

'Mund ti provoni këto pretendime. Janë si përralla dhe legjenda urbane. PD e ka në shpirt këtë revoltë për të kundërshtuar situata dhe fakte. Gjeni një gjë tjetër.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiber: 13/01/2025 20:15

    Te gjitha Jane mashtrime si asht qeveria turp per ato qe na sorrollasin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara