TIRANË - Për shkak të radhëve të gjata të krijuara në muajin gusht kur edhe bëhet regjistrimi i fëmijëve për në çerdhe, është menduar që të ndryshojë afati i regjistrimit. 

Për këtë vit të gjithë prindërit që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe duhet të nxitojnë pasi regjistrimet nisin nga data 22 dhe do të jenë të hapura deri më 30 qershor. 

Burime nga bashkia e Tiranës bëjnë me dije se është vendosur përshpjejtimi dhe afrimi i datave të regjistrimit për të shmangur radhët e gjata dhe problemet që krijohen nga regjistrimet në fund të muajit gusht.

Po ashtu bashkia thotë se ky vendim vjen pas konstatimeve që janë bërë në vitet e shkuara, ku problemet gjatë regjistrimit nuk kanë munguar asnjëherë.

Për regjistrimin e fëmijëvë në kopështet e çerdhet publike prindërit duhet të plotësojnë formularët pranë njësisë vendore, ku ata janë të regjistruar në mënyrë që të aplikojnë, si dhe të dorëyojnë një certifikatë lindjeje të fëmijës të marrë nga njësia vendore që ka në juridiksion çerdhen apo kopështin.

Bëhet fjalë për regjistrimin e fëmijëvë nga 6 muajsh deri në 6 vjeç.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)