Regjistrimi i portaleve, OSBE letër Ramës: Mund të sjellë efekt shumë negativ në lirinë e medias

Regjistrimi i portaleve, OSBE letër Ramës: Mund të sjellë efekt shumë negativ në lirinë e medias

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir

OSBE ka reaguar pas ultimatumit të AKEP për portalet që të regjistrohen brenda 72 orëve, pasi në të kundërt do të mbyllen. Urdhri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare vjen në kuadër të nismës së qeverisë për paketën antishpifje, por nuk është pritur aspak mirë nga OSBE, që shprehet e shqetësuar më këtë lëvizje. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, shprehet se ky vendim mund të ketë efekt negativ në lirinë e medias.

 “Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online", deklaroi Désir. Përfaqësuesi u bëri thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

 “Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti“, shtoi Désir. Më tej, ai kërkoi sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit.

Në letrën drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për këtë çështje, përfaqësuesi ofron edhe asistencën e tij ligjore. Sipas njoftimit të OSBE, Désir solli në vëmendje rekomandimet e Zyrës së tij për mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në rregullimin e përmbajtjes online në Evropën Juglindore, duke theksuar se çdo rregullim i përmbajtjes online duhet të mbajë parasysh detyrimet ndërkombëtare, përfshirë angazhimet në kuadrin e OSBE-së.

Paketa anti shpifje e inicuar nga kryeministri Rama nis me legalizimin e portaleve. Kryeministri i cilëson si 'fantazma' pa adresë dhe pa emër, portalet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Të hënën AKEP, Autoriteti i Komunikimive Elektroniko-Postare publikoi një listë me portalet e paregjistruara dhe la afat 72 orë që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online, pasi në të kundërt do të bëhet mbyllja e cdo portali të paregjistruar.

AKEP u ka kërkuar të gjitha mediave online të regjistrohen tek Qendra Kombëtare e Biznesit si cdo aktivitet tjetër që ka të ardhura dhe ka për detyrë të paguajë sigurime shoqërore të gazetarëve. Shumë media online janë pajisur me Nipt dhe shume të tjera janë duke pajisur sipas legjislacionit  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 18/10/2018 17:58

    Zoteria i OSBE eshte kunder regjistrimit te portalebe se gjoja ndalon fjalen e lire . Atehere se person pergjegjes ne ate organ te rendesushem jep nje sygjerim qe fjala e lire te bazohet ne infirmacionin e vertete dhe jo ne fake news , qe sit eshte problem boteror dhe jo vetem shqiptar . Ne rast se duhet dhe fake news te jete u lire , atehere OSBE suporton kaosin ne infirmacion

    Përgjigju
  • Komentuesi: 18/10/2018 17:11

    Kush je ti mer zoteri te japesh kesij lloj mendimesh per Qeverine dhe Kryeministrit Shqipetare qe e ke gabim qe ju kerkonMediave Online qe te regjistrohen ne Qendren Kombetare te Bisnesit Nga cili Planet vjen Kush eshte origjina jote Shtetare Si do punojne keto Media ne te Zeze pa Rregjistrim Aktiviteti pa Taksim pa Sigurime Shoqerore Shenetsore ? Po ne vendin tend keshtu punojne ne te zeze pa rregjistrim Mediat tuaja Ne vend te inkuraroni Qeverine Shqiptare per keto veprime shume te mira Dilni me raporte keshillimi pa baze duke u treguar te ditur po ne fakt po e corjentoni shume keq publikun shqipetar gjoja me “ Keshillime “ pa vlere Kush ben Aktivitet ne kete vend duhet te Rregjstrohet ne Qendrat Kombetare te Biznesit duke zbatuar te gjitha procedurat

    Përgjigju
  • Emigranti: 18/10/2018 16:44

    Ne qofte se kjo leter nuk eshte perkthyer gabim,zoteria i OSBE_se gabon kur thote qe nuke duhet te regjistrohen portalet. Ato janë njelloje si çdo aktivitete qe nxjerr te ardhura dhe duhet te paguaje taksa.Pa llogaritur qe portalet botojne shkrime pa autore dhe me plote shpifje nga me skandalozet per qellime te erreta qe shkojne deri ne kercenimin e sigureses nazionale. Nuk me rezulton qe ne Europen Perendimore funksionon ne anarki te plote problemi i portaleve dhe gazetareve. Vetëm Salihi dhe Lylzimi me banden e kerkojne nje gje te tillë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI