Regjistrimi i telefonave, PD ankohet
tek Totozani, por ky nuk ia ka idenë

Regjistrimi i telefonave, PD ankohet<br />tek Totozani, por ky nuk ia ka idenë
TIRANE - Kërkesës së dy deputetëve të Partisë Demorkatike për shqyrtimin e VKM mbi krijimin e bazës së të dhënave me numrat e IMEI të aparateve celularë, avokati i Popullit Totozani u përgjigjet se duhet pikë së pari të shqyrtojë nëse hyn në kompetencat e tij apo jo.

Deputetët e Partisë Demokratike, Arben Ristani dhe Kastriot Islami, janë pritur ditën e sotme nga Avokati i Popullit Igli Totozani. Arsyeja e këtij takimi ishte shqetësimi që ngrinin këta dy deputet mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave të IMEI të aparatëve celularë që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve mobile. Sipas të dy deputetëve të PD ky vendim i Këshillit të Ministrave është një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.

Nga ana e tij Avokati i Popullit Totozani dëgjoi me vëmendje pretendimet e dy deputetëve të opozitës, por i’u desh ti përcillte ata me idenë se fillimisht duhet të shqyrtonte nëse, çështja në fjalë, është brenda fushës së kompetencave të institucionit të tij.
 
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni