Regjistrimi, ja çfarë mendonte
Stalini për popullin shqiptarë
Disa nga këta dalogë që do t’i ndjekim më poshtë janë shkëputur nga bisedat zyrtare të protokollit më të lartë të zhvilluara në Kremlin në zyrën e Stalinit. Biseda është regjistruar gjatë takimit zyrtar të vizitës në prill 1947 së delegacionit të nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj Eduard Kardel, shkruan “Zëri” në Prishtinë.
Disa nga këta dalogë që do t’i ndjekim më poshtë janë shkëputur nga bisedat zyrtare të protokollit më të lartë të zhvilluara në Kremlin në zyrën e Stalinit. Biseda është regjistruar gjatë takimit zyrtar të vizitës në prill 1947 së delegacionit të nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj Eduard Kardel, shkruan “Zëri” në Prishtinë. Ministrit të Jashtëm jugosllav Simiç dhe Ambasadorit jugosllav në Moskë V. Popoviç, përcjell Lapsi. Dialogu është autentik për një rajon si Ballkani, në historinë e të cilit zëri i "të fortëve" mbetet informacion…
STALIN – Po si i keni punët me shqiptarët? Hoxha sikur është ankuar për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tyre, sikur ata e dobësojnë disiplinën, apo jo
E. KARDELI – Kjo është gjë e re për ne. Ata nuk na kanë thënë asgjë për këtë.
STALIN – Cila është origjina e shqiptarëve?
E. KARDELI – Ata janë pasardhës të ilirëve.
STALINI – Më kujtohet se Tito më ka thënë se ata janë si puna e baskëve.
E. KARDELI – Kjo është e vërtetë.
S.SIMICI – Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke kjo nuk ka kuptim.
STALINI – Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.
POPOVICI – Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.
STALINI – Të tillë kanë qenë tek ne cuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.
E. KARDELI – Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë se sa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore tua japim atyre.
STALINI – Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?
E. KARDELI – Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.
STALINI – Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi, ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo?
Redaksia Online( b.h/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18