Regjistrimi në Universitete
ja 6 rastet si do të aplikohet 

Regjistrimi në Universitete<br />ja 6 rastet si do të aplikohet 
TIRANE- Janë gjashtë raste kur do të lejohet ose jo plotësimi i formulari A3. Agjensia Kombëtare e Provimeve ka publikuar udhëzimin si do bëhet plotësimi i tij. Duke filluar nga dita e sotme do të hidhen notat mesatare në sistem, por më parë duhet paguar tarifa prej 2 mijë lekësh.
 
Rasti i parë
Maturanti është shpallur fitues pas aplikimit me formularin A2, dhe është i pa regjistruar, pra nuk ka dorëzuar dokumentat pranë sekretarisë së fakultetit. Ky maturant do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë me preferencat e përzgjedhura në formularin A2.
 
Rasti i dytë
Maturanti ka plotësuar Formularin A2 dhe nuk është shpallur fitues pas aplikimit me formularin A2, në asnjërën nga preferencat e përzgjedhura . Ky maturant do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë me preferencat e përzgjedhura në formularin A2.
 
Rasti i tretë
Maturanti është shpallur fitues pas aplikimit me formularin A2, jo në preferencën e parë. Në regjistrimin online ka konfirmuar vazhdimin e garës dhe është i regjistruar me dorëzim dokumentash pranë sekretarisë së fakultetit. Ky maturant do të lejohet të vazhdojë garën te raundi i dytë me preferencat e përzgjedhura në formularin A2.
 
Rasti i katërt
Maturanti është shpallur fitues pas aplikimit me formularin A2 në preferencën e parë dhe është rregjistruar në këtë program duke kryer dorëzimin e dokumentave në fakultet. Ky maturant nuk do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë.
 
Rasti i pestë
Fitues pas aplikimit me formularin A2, jo në preferencën e parë, i cili në regjistrimin online ka konfirmuar ndërprerjen e garës duke klikuar butonin: “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe ndërkohë është i regjistruar me dorezim dokumentash pranë sekretarisë së fakultetit. Ky maturant nuk do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë.
 
Rasti i gjashtë
Nuk ka plotësuar formulari A2 në raundin e parë. Kjo kategori maturantësh duhet të paraqiten në shkollat përkatëse me mandat pagesën prej 2 000 lekësh të bërë në një nga zyrat e Postës Shqiptare ku do të bëhet plotësimi i notës/pikëve mesatare në sistem. Pas kësaj procedure ky maturant do të lejohet të vazhdojë garën në raundin e dytë duke plotësuar formularin A3. Ai duhet të përzgjedhë programet e studimit në të cilat do të konkurrojë në të njëjtën mënyrë si tek formulari A2.
 
Plotësimi
“Nuk ka plotësuar formulari A2 në raundin e parë. Kjo kategori maturantësh duhet të paraqiten në shkollat përkatëse me mandat pagesën prej 2 000 lekësh të bërë në një nga zyrat e Postës Shqiptare”
 
Nuk lejohen
“Maturanti është shpallur fitues në preferencën e parë dhe është rregjistruar në këtë program duke kryer dorëzimin e dokumentave në fakultet. Ky maturant nuk do të lejohet të vazhdojë garën”
 
Shkolla
Nuk ka plotësuar formulari A2 në raundin e parë. Kjo kategori maturantësh duhet të paraqiten në shkollat përkatëse me mandat pagesën prej 2 000 lekësh


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve