PRISHTINË, 11 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Sot, në ditën e tretë të regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë regjistruar 41 deputetë.
Numri i deputetëve të regjistruar, gjithsej ka arritur në 112 nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës bën të ditur se gjatë ditëve në vijim do të bëhet regjistrimi i tetë deputetëve të tjerë, të cilët, për arsye objektive nuk janë regjistruar gjatë këtyre tre ditëve.
Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës V, është e vetmja pikë e axhendës së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nesër në orën 11:00.
Mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës të dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit do mbahet në 17 korrik.
/Shqiptarja.com