Regjistrohen 495 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Regjistrohen 495 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Urgjenca infektive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 495 raste të reja me koronavirus  në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe ka humbur jetën një 62-vjeçare nga Tirana.

Nga 1407 testime, rastet e reja janë në: 113 në Tiranë, 34 në Durrës, 23 në Fier, 22 në Lushnje, 20 në Devoll, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 15 në Vlorë, 13 në Gjirokastër, 12 në Pogradec, nga 11 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Berat, nga 10 qytetarë në Shijak, Divjakë, nga 9 qytetarë në Krujë, Himarë, Belsh, 8 në Kolonjë, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tepelenë, 6 në Peqin, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Korçë, nga 4 qytetarë në Vorë, Dibër, Mallakastër, Maliq, Dimal, Gramsh, nga 3 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Mat, Përmet, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Has, Mirditë, Patos, Këlcyrë.  Janë 3,781 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.  
Janë shëruar 437 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 317,233 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. 

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Statistika (20 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 437
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1407

Testime totale 1,950,326
Raste pozitive  324,590
Raste të shëruara 317,233                            
Raste Aktive 3,781
Humbje jete 3,576

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë 1,565
Fier 481
Durrës 323
Vlorë 299
Korçë 225
Elbasan 190
Shkodër 179
Gjirokastër 170
Berat 137
Lezhë  136
Dibër 59
Kukës 17

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?