JAPONI, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Dy tërmete kanë goditur sot Azinë, pa shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Një tërmet me magnitudë 5,7 ballë të shkallës Rihter ndodhi sot në mëngjes në brigjet verilindore të Japonisë. Në mesditë, pjesa jugore e Indonezisë u godit nga një tërmet me magnitudë 6,0 ballë të shkallës Rihter. Në të dy rastet nuk ka pasur rrezik për cunami.
Tërmeti i parë ndodhi në orën lokale 07:42 në rreth tetë kilometra nga qyteti i Miyakos dhe në një thellësi prej 44 kilometrash", theksoi Instituti amerikan i Gjeofizikës (USGS).
Agjencia japoneze e meteorologjisë ka njoftuar për një tërmet me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter. Japonia regjistron çdo vit 20 për qind të tërmeteve më të fuqishme të regjistruara së fundi në planet.
Në Indonezi, tërmeti ndodhi në orën 16:39 në një thellësi prej 30 kilometrash, në një distancë prej 88 kilometrash nga qyteti Sinabang, në ishullin e vogël të Simeulue, theksoi USGS. Asnjë viktimë dhe asnjë dëm nuk është sinjalizuar./
/ec/