Një ditë përpara se të mbyllej viti 2025 është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompania ‘MobAl’, që është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo kompani shtetërore do të operojë në shërbimin e transportit publik me autobusë e biletë elektrike. Shoqëria e regjistruar në QKB më 30 dhjetor ka si administrator Henri Telharaj, deri tani këshilltar i ministres Belinda Balluku.
Edhe në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë janë emëruar zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Elfrida Brati, Zana Guzja dhe Eridiola Marini.
Kjo shoqëri do të ofrojë shërbime operimi dhe organizimi të transportit publik rrugor, përfshirë destinacionet turistike, linjat e rregullta, shërbime të specializuara si transporti i nxënësve dhe mësuesve, si dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, përfshirë stacionet, parkun e autobusëve, infrastrukturën e karikimit për mjetet elektrike si dhe sistemet elektronike të biletimit.
Në dokumentet e regjistrimit thuhet se kjo kompani do të ketë si objekt aktiviteti edhe licencimin e shoqërive të tjera të transportit publik.
“Organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik të udhëtarëve, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe krijimin ose sigurimin e sistemeve e të aplikacioneve elektronike për menaxhimin, informacionin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik rrugor të udhëtarëve”, thuhet në dokument.
Kapitali fillestar prej 10 milionë lekësh do të financohet nga buxheti i shtetit. Krijimi i shoqërisë shtetërore ‘MobAl’ si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, ishte e parashikuar në programin qeverisës, dhe në fazën e parë pritet të ofrojë shërbim në 7 itinerare turistike kombëtare dhe transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi për të shkuar në shkollë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Komente












me fridhen riken keshilltare hahaahaa me diplome ufo
PërgjigjuPasi falimentuat transportin ajror me Air Albania, do te beni proven e radhes me ate toksor. Por si gjithmone me parate tona.
PërgjigjuMendoj se do jetë gjë e mirë,sepse kompanitë private kanë në dispozicion autobuzë të vjetër të dalë jashtë përdorimit në Itali dhe Francë.Këta autobuzë në dimër janë akull të ftohtë sepse sistemet e ngrohjes nuk u punojnë.Duke qënë prodhim i viteve 80 autobuzët e kompanive private nuk janë hermetik dhe fusin brenda pluhurin dhe tymin e naftës që djegin duke ua bër udhëtimin pasagjerëve mbytës.Autobuzët e rinj elektrik janë më të mirë për një udhëtim komod si në dimër dhe në verë.Shpresoj të përmirësohet transporti publik.Unë jam nga Vlora dhe këto anomali i kam vrejtur kur shkoj me pushime atje.Autobuzët e linjave urbane brënda qytetit ecin mjaft ngadalë,tamam sikur shkojnë në cermoni funerale.Ndalojnë që marrin pasagjerë në mes të rrugës pa patur qëndrim autobuzi.Po ashtu qëndrojnë kudo në rrugë duke zbritur qytetar të njihur të shoferit apo faturinos.Ndoshta këto anomali do eleminohen.Bileta elektronike është gjë e mirë,sepse bëhemi si gjithë Europa.
PërgjigjuKy do jet fallsiteti i rradhes,bileta elektronike deshtim si premtimet e tjera.Transporti jon publik ma i prapambeturi si ne Afrik.
PërgjigjuShpresoj qe te jene duke e ndjekur nga afer ShBA dhe BE se cfare po ndodh ne vendin tone, pasi eshte vertete shqetesuese.
Përgjigjuune e lexoj si shtetizim
Përgjigjunormal, ke duhej te emeronte tjeter
Përgjigju